Pas transmetimit të emisionit italian “Tgr Leonardo” i cili denonconte krijimin në laborator të një supervirusi nga ana e kinezëve, në shtetin fqinj kanë plasur debatet se koronavirusi që po vret njerëzit sot në mbarë botën ka ardhur pikërisht nga laboratorët kinezë.
Ish-ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook shkruan: “E pabesueshme, “Da Tgr Leonardo i Rai Tre” tregon se si një super-virus pulmonar i cilësuar koronavirus është krijuar nga kinezët përmes shartimit të lakuriqëve dhe minjtë, që është tejet i rrezikshëm për njeriun. Duhet të mblidhet urgjent qeveria bashkë me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm”.
Gjithashtu edhe mediat italiane, i kanë kushtuar një hapësirë të madhe paralajmërimit të emisionit.
Një ndër to është edhe La Repubblica e cila duke iu referuar shkencëtarëve shkruan se ka shumë pak gjasa që paralajmërimi i bërë në emisionin italian më 2015 të ketë lidhje me koronavirusin e sotëm.
Italia ia ka kaluar edhe shifrave që vijnë nga Kina mbi numrin e të vdekurve. Numri i viktimave nga koronavirusi deri më tani ka shkuar mbi 6 mijë dhe 50 mijë të infektuar./Fjala.al/
LEXO EDHE: