Ministrja Ogerta Manastirliu ka folur mbi situatën aktuale të Covid-19. Ajo tha se ka pasur një rritje të infeksioneve të reja por në krahasim me vendet e rajonit dhe të Europës situata është në kontroll.
Lidhur me preferencën për vaksinën Pfizër, duke e konsideruar si më efektiven, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat e certifikuara garantojnë efektivitet
Sa i takon uljes së gupmoshës të vaksinimit për të miturit 12+ dhe 16+ ajo tha se Komiteti e ka parë të arsyeshme dhe një gjë e tillë do të bëhet vetëm me konsensusin e prindërve gjithmonë për ata fëmijë që kanë sëmundje kronike.
Jemi në një situatë të cilën po e shohim infektime që herë janë në tendencë rritje, herë në zbritje, por fatalitetet mbeten në nivel shqetësues. Ju jeni shprehur se situata është në kontroll. Çfarë situatë po jetojmë tani me Covid-19?
Komiteti vendosi në fakt dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç po kështu edhe për të miturit 12+ dhe 16+. Dua të ndalem në një fenomen, vaksina Pfizer. Më e preferuara, ka nga ata që nëse nuk ka Pfizer nuk vaksinohen. Pse nuk marrim vetëm vaksina Pfizer dhe si është situata me këto vaksina?
Shumë interesante pyetja. Të gjitha vaksinat veprojnë. Nuk do të kishim marrë asnjëherë vaksina që nuk do të ishin të certifikuara. Që prej fillimit të kontratave që ne kemi lidhur të përpjekjes që ka bërë qeveria shqiptare për të garantuar në një kohë shumë të shpejtë sepse të gjithë qytetaret kanë qenë me pritshmëri maksimale për t’i patur vaksinat, ne kemi garantuar vaksinat e Pfizer, AstaZeneca, SinoVac dhe të Sputnik, Të gjitha këto janë vaksina të certifikuara, pra garantojnë efektivitet. Padyshim që qytetarët duke dëgjuar dhe duke lexuar se cilat janë vaksinat e miratuara nga FDA-ja amerikane apo Agjencia e Certifikimit të Barnave Europiane, kanë tendencën të shkojnë në vaksinën që kanë vetëm këto certifikime. Por të njëjtën gjë e ka edhe vaksina CoronaVac e cila është e certifikuar nga OBSH për përdorim dhe të gjitha studimet kanë treguar se ka një efektivitet të lartë. Ndaj ne nuk mund të vëmë pikëpyetje aty ku flet shkenca. Nëse ne vendosim pikëpyetje atje ku flet shkenca atëherë do të biem pre e gjykimeve të gabuara dhe çfarë është e rëndësishme për sa i përket vaksinimit. Ne kemi një portofol të devirsifikuar të vaksinave për të garantuar që të mos të na mungonin vaksinat. Pfizer ende nuk kishte lidhur kontratat me vendet e rajonit kur ne pas Serbisë të dytët lidhëm kontratë me Pfizer. Tashmë ne e kemi garantuar furnizimin me Pfizer nga instrumenti Covax-it për t’u furnizuar me lloje vaksinash. Pse nuk qenka Astazeneca kaq e mirë? Pse nuk është Coronavac apo Sinovak kaq të mira? Janë të gjitha të mira. Vetëm se sigurisht që për një arsye apo një tjetër qoftë dashamirëse apo dashakeqe në kuptimin e informacioneve të gabuara që japin çojnë vëmendjen e qytetarëve drejt një lloji vaksine që mendojnë se është më efektive. Jo. Të gjitha vaksinat janë efektive. Ndryshe Komiteti nuk do t’i kishte rekomanduar. Janë rekomanduar nga Komiteti përpara se t’i blinte qeveria, ashtu sikur komiteti i vaksinimit rekomandoi dozat buster dhe qeveria i është përgjigjur duke rritur volumin e vaksinave si dhe uljen e moshës së vaksinimit +12 dhe +16 me sëmundje kronike gjithmonë me konsensusin e prindit.