“Po vijmë ku*vë”! Kërcënohet me vdekje prokurorja shqiptare në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me kërcënime me vdekje, pasi ndoqi penalisht dhe kërkoi dënimin me burg për një burrë, i cili u arrestua pasi po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij.

Ka qenë vetë prokurorja e Loudoun-it me origjinë shqiptare, Buta Biberaj, e cila ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, duke u shprehur se ka marrë me dhjetëra telefonata kërcënuese.

Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit, që i përkasin krahut të djathtë, si prokurore emigrante, e cila ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë.

Ajo është kritikuar edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se prokurorja e Loudoun-it shënjestroi familjarët e viktimës.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo, raportojnë mediat e huaja.

Biberaj pretendon se kërcënimet me vdekje janë shtuar shumë gjatë tre javëve të fundit.

“Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para”, ka thënë ajo.

Prokurorja me origjinë shqiptare beson se telefonuesit kanë qëllim ta vrasin atë. Autoritetet po hetojnë rastin nuk japin të dhëna nëse deri më tani është arrestuar ndonjë person.

Por, cila është ngjarja për të cilën është kryqëzuar prokurorja shqiptare?

Lexo edhe :  Vogëlushi në telashe, dëmtoi pikturën 50 milionë dollarëshe në muze

Bëhet fjalë për arrestimin e babait të një viktime përdhunimi në një shkollë, i cili u vu në pranga gjatë takimit të bordit të institucionit. Por pas një përleshje zyra e sherifit e arrestoi dhe jo prokuroria.

Prokurorja shqiptare ka thënë se policët nuk ishin në dijeni që i arrestuari ishte babai i një viktime përdhunimi kur e arrestuan. Biberaj ka shtuar se zyra e saj nuk kishte për qëllim që të shënjestronte babain, por ka hapur procedimin penal pas referimeve të bëra nga Sherifi. Ajo ka shtuar se çështja e tij është në apel, ndërsa babai ka thënë se do të padisë Qarkun Loudoun.

Biberaj tashmë është e frikësuar për jetën e vet dhe thuhet se po mendon që të punësojë roje privatë. Ajo është goditur shumë nga grupet e djathta. Biberaj ka reaguar ashpër edhe ndaj kandidatit republikan për guvernator.

“Kjo më shqetëson mua, dikush që kandidon për guvernator dhe nuk është i interesuar për sigurinë e komunitetit, por e ndez atë. Kjo duhet ta bëjë atë të papërshtatshëm për të qenë guvernator”, tha ajo.

Të fundit

Kosovë/ Sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

Në Kosovë sot vijon tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Seanca pritet të nis në orën 10:00. Të gjitha...

E shtunë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë nën ndikimin e një moti të qëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak gjatë orëve të para të ditës do të...

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë. Sipas...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Lajme të tjera

Web TV