Takimi me kryebashkiakët/ Rama: Ju marr bashkinë nëse nuk pastroni territorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama në një takim me 61 kryebashkiakët e vendit u ka kërkuar pastrim të territorit dhe nëse dështojnë i kërcënoi me shkarkim dhe bashkitë do të merren në administrim nga qeveria. Kush janë zonat më alarmante dhe kritikat për menaxhimin e zonës bregdetare.

Kryeministri Edi Rama ka bërë “për ujë të ftohtë” kryebashkiakët, të cilët i kishte thirrur për të diskutuar për pastrimin e territorit dhe situatën e plehrave. Kryeministri tha se deri më sot kishin të drejtë ti linin plehrat sa andej këndej meqë nuk kishin një destinacion final, por tashmë që ka vendgrumbullim të plehrave, situatat e ndotjes së ambientit nuk do të falen. Rama u përmendi prokurorinë disa herë dhe ndjekjen penale, teksa nuk ngurroi t’i paralajmëronte se qeveria do të shkonte deri aty sa do i merrte vetë në menaxhim bashkitë nëse situata nuk ndryshonte. “Nëse ju nuk e mbani pastër territorin tuaj, edhe pas vënies së satelitëve të cilët do të na sjellin në kohë rekord pamjet, ju do të largoheni nga bashkia. E ka edhe ligji që qeveria e merr në administrim bashkinë”, tha kryeministri, duke shigjetuar nga larg edhe kryetarin e Bashkisë Vlorë, ku vetëm disa javë më parë, kryeministri u fut në fushën e sportit dhe mblodhi plehrat vetë. Po ashtu si më “i pisti” dhe si kryetari që fle gjumë u etiketua kryebashkiaku i Himarës.

Zbatimi i ligjit

Kryeministri Rama tha se kushdo prej kryebashkiakëve që nuk bën pastrimin e territorit do të pësojë sanskione. “Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me çuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat fundore, të gjitha qarqet i kanë”, tha Rama. Për kryeministrin Edi Rama justifikimi se ‘nuk ka para’ nuk vlen. Sipas tij asgjë nuk është më e shtrenjtë sesa imazhi që prishet për shkak të papastërtisë. Kryeministri ua tha qartë të zgjedhurve vendorë se asnjë buxhet i tyre nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet edhe pastrimi, qoftë edhe me koston që të jetë gjëja e vetme që bëhet. Arsenalin e përdorur për krerët e bashkive Rama e bëri edhe më të rëndë në fund kur u përmendi satelitin në orbitë. Ai u tha se pas marsit askush prej tyre nuk do t’i shpëtojë më ‘syrit nga hapësira’, edhe pse i ‘zhgënjeu’ sërish kur ua bëri të qartë se nga orbita plehrat nuk pastrohen, por duhet sërish vullnet dhe punë.

Sateliti hapsinor

Në mars Shqipëria do të ketë satelitin e saj në orbitë dhe këtë detaj Rama ua tha edhe kryebashkiakëve në takimin që pati në Kryeministri. Sipas tij një tjetër funksion i satelitit do të jetë edhe paraqitja e situatës me pastrimin në vend. “Sateliti do të na tregojë në kohë reale situatën. Do të jetë pjesë e punës së satelitit informimi. Nuk do të ketë më nevojë për inspektorë. Të mos kemi më ndërmjetës. Pamjet do t’i keni në tavolinë. Por ama as sateliti nuk na e pastron dot territorin”, tha Rama.

Kritika Goros

Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të ashpra në drejtim të kryetarit të bashkisë së Himarës Jorgo Goro, sa i përket pastrimin të qytetit. Rama tha se sikur edhe Jorgo vetë të zgjohet në mëngjes e të mbledhë plehrat në Pedonale, i mbaron më shpejt se ai dumdum i vjetër që bën mbledhjen e mbejteve. “Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është dhe mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo”, tha Rama.

Lexo edhe :  Ja ç’duhet të bësh për të pasur një lëkurë me shkëlqim

Investimi

Kryeministri Edi Rama tha se janë investuar 800 milionë euro në rrjet për trajtimin e sektorit të ujit, por ky sektor është kthyer në një sektor punësimi me njerëz që marrin rroga kot. “Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveria, së bashku me donatorët. Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë. Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekt nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak”, tha Rama.

Lejet e ndërtimit

Në mbledhjen e zhvilluar në kryeministri, Rama u tregua i prerë me krerët e Bashkive në vend, ku theksoi se atyre nuk u lejohet të japin leje për asnjë ndërtim buzë rrugëve kombëtare, duke i ‘tërhequr’ veshin dhe për faktin se kur vjen puna për pastrimin e tyre, kryebashikakët nuk ndërmarrin asnjë veprim. “Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonë rurale. për fat të keq kemi në Shqipëri një numër të papranueshëm venddepozitimesh abuzive, të paligjshme, kriminal enë raport me mjedisin dhe në shkelje të detyrimeve ligjore që çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë, kemi rrugët kombëtare që janë problem më vete, për të dhënë leje të paligjshme për karburante hyni edhe te rrugët kombëtare, kur vjen puna te pastrimi as nuk hyni në rrugën kombëtare dhe as jua kërkon kush. Për atë karburantin e prishur dje, do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes. Bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asnjë leje për asgjë në rrugët kombëtare”, tha Rama.

Rama e ‘ngriti ne qiell’, Ndreu: Nuk jam shumë i kënaqur

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i cili u komplimentua nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e plehrave në këtë qytet, tha se ka akoma punë për të bërë dhe se janë disa problematika të pazgjidhura edhe në zonat rurale. Ndreu tha se në zona turistike u vendosën orare ku detyroheshin bizneset që të dilnin me qese, e të grumbulloheshin plehrat. “Në zona turistike duhet të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese. Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë. Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, pasi jemi bashki ekselente. Nuk është një situatë perfektë. por mendoj se do të jemi akoma më mirë, pasi do të ndërtojmë një sistem shumë të fortë për të menaxhuar mbetjet. Kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por ne kemi marrë edhe nxënësit e qytetit të Lezhës për të bërë pastrime. Mendoj se qytetarët e Lezhës janë model. Jemi zonë turistike, ku janë ndërthurur, turizmi detar, religjioz, dhe historik”, tha Ndreu.

Jorgo Goro pranon kritikat e Ramës

Kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u cilësua sot nga kryeministri Edi Rama si ‘shembulli i keq’ për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama nuk kurseu kritikat për Goron, kritika që ky i fundit duket se i pranon me përulësi. Pas mbledhjes në kryeministri, i pyetur nga gazetarët, ai reagon shkurt teksa thotë vetëm: “Ja vlen, do përmirësohemi”.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV