Të armatosur dhe me uniforma policie/ 10 persona grabisin dhe dhunojnë biznesmenin e njohur në Nikël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu është grabitur rreth orës 1 të natës, teksa mësohet se kanë qenë 10 persona të armatosur që kanë hyrë në banesë.

Ata kanë mbyllur në një dhomë familjarët, ndërsa biznesmenin e kanë mbajtur në një dhomë tjetër ku e kanë lidhur dhe dhunuar.

Njëri prej tyre ka qenë i veshur me uniformë policie, teksa vetë biznesmeni në dëshminë e tij thotë se e kanë dhunuar dhe i kanë prerë gishtin me gërshërë, teksa i kërkonin t’u jepte çelësin e kasafortës.

“Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, ç’të mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet. Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt.

Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish çelësin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe çelësat, ku ishin edhe çelësat e kasafortës. Kishte dhe një kaçavidë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha biznesmeni.

Lexo edhe :  “Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”/ SPAK: Janë marrë disa informacione

Grabitësit kanë marrë rreth 100 mijë euro dhe flori që kishte biznesmeni në kasafortë, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve” u shpreh ai.

Grabitësit kanë dhunuar biznesmenin pasi i kanë kërkuar që t’i jepte çelsin e kasafortës që kishte në shtëpi. Ata kanë marrë rreth 100 mijë euro, lekë dhe flori.

Të fundit

Pastrimi i parave shpërthen në shifra alarmante në Shqipëri

Një valë e re shqetësuese e pastrimit të parave ka goditur Shqipërinë, ku vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar...

Shqipëria në BE në 2030? Kallas: Është e mundur, nëse bëhen ‘detyrat e shtëpisë’

Përfaqësuesja e lartë e KE në Tiranë, tha se integrimi i Shqipërisë në 2030, është i mundur nëse të gjithë ndërmarrin hapat e duhur....

“Kjo vizitë solli një kombinim të çuditshëm”/ Rama batuta me Kallas: Ne kemi diellin

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me shefen për politikën e jashtme në BE, u shpreh se Kaja Kallas është mbështetëse e palëkundur e...

Pas rënies së çmimit në botë, caktohen marzhet e shitjes me shumicë dhe pakicë të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave mbrojtëse sa i përket produkteve të naftës...

E rëndë, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të

Një burrë rreth 65 vjeç është hedhur pak momente më parë nga kati i 6 i një pallati në lagjen Pavarësia. Si pasojë ka gjetur...

Lajme të tjera

Web TV