Niko Kazanxaqi, i madhi i letërsisë që u kandidua 14 herë për çmimin “Nobel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 26 tetor të vitit 1957 u shua në moshën 74 vjeçare, në Freiburg të Gjermanisë, kandidati për “Nobel”-in, Niko Kazanxaqi. Ai do të klasifikohet si një ndër shkrimtarët grekë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Fama e tij u përhap në botën anglisht-folëse për shkak të adaptimeve kinematografike të romaneve “Greku Zorba”, dhe “Tundimi i fundit i Krishtit”…

…Të rrallë janë letrarët si ai. Njihet si prozatori më i shquar i letërsisë bashkohore greke dhe një ndër mjeshtrat e romanit të shekullit të XX. Por njihet gjithashtu dhe si një personalitet poliedrik: poet, shkrimtar prozator, eseist, kritik letrar, publicist, përkthyes i letërsisë, dramaturg, politikan etj. Mbetet një nga autorët dhe filozofët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja në shqip.

Fillimet
U lind në Iraklio të Kretës më 18 shkurt 1883, kohë kur ishulli vazhdonte të ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Në vendlindje mori shkollimin bazë ndërsa më pas në ishullin Naksos ndoqi një gjimnaz francez ku u njoh gjithashtu me kulturën dhe gjuhën franceze dhe italiane. Më pas, në Athinë ndoqi studimet për drejtësi dhe fitoi titujt akademikë me rezultate të shkëlqyera. Kazanxaqi u martua në vitin 1911 me Galatea Aleksiu; por ata u divorcuan në vitin 1926. Ndërkohë që në 1945 u martua me Eleni Samiou.
Botimi i tij i parë regjistrohet në vitin 1906, kur autori ishte ende në moshë relativisht të re. Në vitin 1919 Eleftherios Venizelos e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Ministrisë së Asistencës Sociale me mision të posaçëm riatdhesimin e grekëve nga Kaukazi pas ndjekjeve dhe spastrimeve etnike. Ishte një përvojë e hidhur të cilën më vonë Kazanxaqi do ta përdorë si lëndë të parë për romanin “Krishti kryqëzohet përsëri” më 1954.

Çmimi i munguar
Kazanxaqi ka qenë 14 herë kandidat për fitimin e çmimit letrar “Nobel” nga viti 1937-1957 me propozime kryesisht nga organizma ndërkombëtarë. Më vitin 1946, Shoqëria e Shkrimtarëve Grekë, e rekomandoi atë bashkë me Angelos Sikelianos për Çmimin Nobel në Letërsi. Më 1957, ai e humbi çmimin para Albert Kamysë, për vetëm me një votë. Më pas shkrimtari francez do të thoshte me modesti dhe shumë respekt se “Kazanxaqi e meritonte njëqind herë më shumë” sesa ai vetë.
“Kazanxaqi përbën rast unik në historinë e letërsisë botërore: u imponua në opinionin letrar dhe të institucionalizuar të vendit të tij përmes karrierës dhe vlerësimit ndërkombëtar(!) Megjithëse u luftua pa mëshirë dhe për motive të dobëta nga ekstremi i majtë dhe i djathtë politik i kohës, Niko Kazanxaqi dhe vepra e tij triumfoi: sot përbën pasuri shpirtërore për miliona lexues kudo në botë… Kazanxaqi udhëtoi shumë dhe produkt i udhëtimeve të tij janë shënimet e udhëtimit, një formë letrare sui generis, ndoshta nga prodhimi i tij më cilësor estetik, edhe pse, në krye, u përdorën si shkrime dhe korrespondenca publicistike për nevoja të shtypit politik të kohës”, shkruan në një botim të tijin përkthyesi në shqip i Kazanxaqit, Stavri J. Dajo.

Konflikti me Kishën
Në mënyrë absurde, Kazanxaqi u akuzua nga të dy ekstremet, e majta dhe e djathta, si komunist dhe për sakrilegj. Ndërkohë që edhe kisha ortodokse në vitin 1954 kërkoi ndalimin e veprës së tij letrare. Konflikti i tij me kishën ortodokse arriti kulmin kur ajo guxoi shkishërimin e tij, por pa arritur ta realizonte atë. Shumë klerikë të Kishës Ortodokse dënuan veprën e Kazantzakis dhe filloi një fushatë për ta shkishëruar atë. Përgjigjja e tij ishte: “Më keni mallkuar, etër të shenjtë, ju jap një bekim: qoftë ndërgjegjja juaj e pastër sa e imja dhe qoftë morale dhe fetare sa unë”
Konflikti kishë – shkrimtar nuk rreshti deri me vdekjen e shkrimtarit me pasojë Kazanxaqi të mos varroset në varrezat publike si i krishterë ortodoks, por në muret e kështjellës mesjetare në Irakleio, në varrin e të cilit është vendosur mbishkrimi epitaf, marrë nga libri i tij “Asketika”: “Nuk shpresoj asgjë, nuk i frikësohem kujt, jam i lirë!”

Krijimtaria
Nikos Kazanxaqi u emërua dhe ministër pa portofol për një kohë të shkurtër (1945-1946) por edhe si punonjës i UNESCO-s (1947-1948) për promovimin e letërsisë klasike. Në 10 vjetët e fundit të jetës kurorëzoi periudhën e pasur e më kualitative të krijimtarisë e të mjeshtërisë artistike. Shumë nga romanet më të famshëm të Kazantzaqis u botuan midis viteve 1940 dhe 1961. Dy nga veprat më të njohura janë “Kapedan Mihalis” dhe “Krishti kryqëzohet përsëri” pas kryeveprës së realizuar dhe film nga Hollivudi dhe aktori protagonist Antoni Kuin me titull “Jeta e Aleksis Zorbas” të cilat janë përkthyer në gjuhën shqipe nga greqishtja nga Stavri Dajo
Romani “Zorba” i Niko Kazanxaqit, përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas Qendrës Norvegjeze të Librit, publikuar në vitin 2002.

Vlerësimi
Kualifikohet si shkrimtari bashkëkohor grek më i vlerësuar dhe më i përkthyer, i promovuar në listën e emrave më të shquar të letërsisë botërore. Sipas një studimi të detajuar të Qendrës Kombëtare të Librit në Athinë -pa qenë mbarështerues dhe i paaktualizuar, me të dhëna deri në 2007- vepra letrare e Nikos Kazantzaqis rezulton e përkthyer në 41 gjuhë të huaja. Vendin e parë e zotërojnë botimet në gjermanisht: 64 botime titujsh të ndryshëm, në anglisht 57 tituj, në frëngjisht 43, portugalisht 30, turqisht 22, italisht 13, rusisht 12 etj.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV