Manastirliu: Nga janari krijohet Agjencia e Sigurisë të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, ja me çfarë do të merret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga janari, do të krijohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Këtë fakt e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila prezantoi edhe vendimin e qeverisë.

Ajo tha se me këtë agjenci do të koordinohet mirë puna sa i takon dhe institucioneve që lidhet me këto shërbime.

“Sot kemi miratuar një vendim të krijimit të Agjencisë së sigurisë, të cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror. Është vendim që është hartuar për ngritjen e një institucioni të ri, i cili jo vetëm që nuk do të shkrijë funksionet e dy institucioneve të kujdesit shëndetësor, por do t’i shërbejë shërbimeve të kujdesit shëndetësor, pasi do të akreditojmë institucionet. Agjencia e re e cila do të nis funksionimin e saj me ekzekutim të plotë në janar të 2022 dhe do të ketë mundësi që të zgjerojë bazën e saj, me certifikimin e profesionistë vetë shëndetësisë. Kjo agjenci do të ketë mundësi që përmes platformave dixhitalizuese do kemi në dorë sistemin e trajnimeve dhe edukimin në vazhdim të profesionistëve të shëndetit. Ne sigurojmë që përmes agjencie, qytetarët shqiptarë të marrin shërbime të kujdesit shëndetësor dhe social. Në aspekt të situatës epidemiologjike, kanë mbërritur ditën e djeshme edhe 116 mijë vaksina Pfizer. Ne po vijojmë në të gjitha qendrat shëndetësore, edhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar, që të vaksinohen qytetarët. Periudha e dimrit do të jetë një periudhë që edhe vendet e tjera janë duke u alertuar. Nga 1 nëntori do të nisim dhe vaksinimit me dozat e treta, për moshat mbi 60 vjeç.”, tha ajo.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV