Përdorimi i biçikletave/ Veliaj: I lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në gjithë Tiranën është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që përdorin biçikletat. Vetëm në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit kanë pedaluar mbi 1 milionë çiklistë.

Me një status në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i lumtur që kryeqytetasit po ecin dhe pedalojnë më shumë se asnjëherë. Por Veliaj u kërkon atyre që nuk e përdorin biçikletën, që të respektojnë rregullat dhe këshillat e efektivëve të Policisë Bashkiake për të mos penguar çiklistët.

“Gjatë paradites, korsinë e biçikletave në “Rrugën e Kavajës” e përdorin më shumë se 1500 çiklistë dhe mbi 1 milion çiklistë prej fillimit të vitit. Jemi shumë të lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë, por është shumë e rëndësishme që secili të respektojë hapësirën e tjetrit. Prandaj, ju lutemi të ndiqni dhe respektoni çdo këshillë të kolegëve të Policisë Bashkiake”, shkruan Veliaj në Facebook.

Të fundit

SPAK tregon pse u prezantua Erion Veliajn si i dënuar në dosje

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur dosjen për Erion Veliaj ku kryebashkiaku cilësohet si një person ‘i dënuar’ në...

Von der Leyen: Do të përshpejtojmë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE

“Ne do të përshpejtojmë proceset e pranimit të Ukrainës në BE,” njoftoi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen të premten nga Konferenca e...

Ishte premtuar të jepej në shkurt, ja kur do të nisë të shpërndahet bonusi i pranverës

Bonusi i pranverës nuk u shpërnda në shkurt siç u tha nga qeveria. Ai do t’u jepet të moshuarve nga 1 marsi. Sipas shpjegimit...

Dhunoi shefin e Financave, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu

Shkarkohet nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu pasi goditi me shishe shefin e financave të spitalit dy ditë më...

BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për integrimin e Shqipërisë

Përmes ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE-ja do të ndihmojë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me...

Lajme të tjera

Web TV