Rama flet për herë të parë për Vettingun e politikanëve: Gati të ulemi në tryezë me opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për vettingun e politikanëve.

Pas mbledhjes me krerët e degëve të PS, në selinë rozë, kryeministri Rama tha se pranon të ulet në tryezë me opozitën, për të dëgjuar argumentet e tyre, për të dhënë argumentet e tij, për të marrë mendimin e ekspertëve të fushës dhe në fund për të nxjerrë konkluzione.

I pyetur se çfarë u diskutua në takimin dy orësh, Rama u shpreh shkurtër se “Kjo është mbledhje parti, nuk është ndonjë temë me interes të madh publik. Çështje organizative, çështje të analizave në qarqe”.

Pyetje: Do e miratoni nesër komisionin hetimor për mbetjet?
Rama: Nuk e di. Nesër unë do të votoj, siç është marrë vendimi. Nuk kam dëgjuar që ka ndonjë votë kundër, kështu që besoj se do të votohet. Mosdakordësitë mes palëve janë normale, diskutohen, çfarë mund të realizohet, realizohet.

Pyetje: Më 2018 rrëzuat vettingun politik, çfarë ka ndryshuar që keni ndërruar mendje?
Rama: E para, nuk ma keni lexuar mendjen. Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë, për të respektuar një parim, që e kemi vendosur vetë që në fillim, që ne jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë. Do të ulemi me vullnet të mirë për çdo gjë që opozita do të diskutojë. Më 2018 ka pasur një propozim, që është konsideruar jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë tre vite, në tre vite gjërat evoluojnë, argumentet po. Nëse ka argumente bindës, ne do bëjmë më të mirën.

Seriozitet mbi parimin se jemi gati të diskutojmë çdo gjë, fillon nga këtu. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në dialog, atëherë s’ka tryezë. Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile. E kam thënë që cilësia e demokracisë, e bashkëjetesës, nuk varet nga sa shpesh biem dakord, por nga mënyra se si nuk biem dakord. Mund të mos biesh dakord duke gjuajtur me gurë, por edhe duke argumentuar normalisht. Ne duam këtë të dytën.

Të fundit

Shqipëria kundër Spanjës/ Sonte duele të forta në boksin olimpik dhe profesionist!

9 përballje të boksit olimpik dhe 5 të boksit profesionist e presin kombëtaren shqiptare në një natë të zjarrtë...

Elon Musk dhe “legjioni i heshtur”, i dha 15 milionë dollarë gruas që lindi fëmijën e tij

Raporti i Wall Street Journal që zbuloi planin sekret të Elon Musk për të pasur sa më shumë fëmijë të jetë e mundur, si pjesë e...

“Të fus në listë”/ Avokati braktis sallën e gjyqit: Nuredin Dumani më kërcënoi!

Tensione të forta në seancën për dosjen "Plumbi i artë". Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari...

Kujdes! Çokollata e famshme e Dubait mund të jetë kancerogjene

Del kudo, në çdo postim e rrjet dhe të gjithë u marrosën pas saj! Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e famshme të Dubait. “Çokollata...

“Miliona dollarë borxhe”/ Justin Bieber në krizë të thellë financiare?

Njerëzit të afërt të Justin Bieber janë të shqetësuar për këngëtarin. “Ai po përballet me shumë demonë të ndryshëm tani”, thotë burimi, sipas medias së...

Lajme të tjera

Web TV