“E tradhtoi me shokun e ngushtë”/ Burri masakron me thikë ish-gruan, tenton vetëvrasjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasje mizore tronditi Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Ierapetrës . Herët në mëngjes një 54-vjeçar raportohet se ka masakruar me thikë ish-gruan e tij 48-vjeçare në zonën e Peristerasit. Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, më I madhi prej tyre 25-vjeç.

Ajo që fshihet pas kësaj tragjedia është si një skenar filmi “thriller” tregojnë banorët e zonës.

Çifti ishte divorcuar disa muaj më parë dhe 48-vjeçarja qëndronte përkohësisht në një banesë që kishte marrë me qira. Autori kishte mundur të zbulonte se ku ish-gruaja e tij po qëndronte, të cilën nuk e kishte takuar që prej kur ishin divorcuar. Sipas mediave greke, 54-vjeçari ka shkuar për të diskutuar me ish-gruan por kjo e fundit nuk ka pranuar ta takojë madje edhe janë përleshur fizikisht. Papritur, 54-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur disa herë gruan fatkeqe e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Pas këtij akti, autori tentoi të ndërmerrte një tjetër akt ekstrem duke hipur maj një shkëmbi dhe duke kërcënuar se do hidhej. Policisë i janë dashur rreth 7 orë negociata që të binin 54-vjeçarin të mos ndërmarrë aktin ekstrem.

Mediat greke kanë mundur që të marrin disa dëshmi të të afërmve të viktimës dhe autorit. Një kushëri i vrasësit, shprehet se 54-vjeçari dhe 48-vjeçari ishin të divorcuar prej disa kohësh, por së fundmi autori mësoi se ish-gruaja kishte lidhje intime me shokun e tij më të ngushtë.

“Dje kushëriri im mësoi se Nektaria ishte në një lidhje me shokun e tij të ngushtë prej disa vite. Në fakt, ai ka parë një foto që kishte hedhur miku i tij me ish-bashkëshorten në rrjetet sociale. Kjo ndoshta e ka inatosur dhe ka bërë atë që ka bërë”, ka theksuar kushëriri i autorit.

Lexo edhe :  "Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë"

Ndërkohë në mediat greke shkruhet se mes çiftit kishte mosmarrëveshje prej kohësh ku disa herë autori kishte deklaruar se do ta vriste ish gruan e tij. Krimin e paralajmëruar, autori i ndërmori sot, ku vrau ish gruan duke e qëlluar 8 herë me thikë.

Të fundit

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje...

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Lajme të tjera

Web TV