Integrimi/ Escobar: BE të nisë bisedimet me Shqipërinë brenda vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë tha se BE duhet të nisë bisedimet me Shqipërinë. Sipas tij, njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane. Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës. “Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar. Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane. Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. “Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke. Partneriteti i SHBA-së është me njerëzit e Malit të Zi”, th ai. Kur ka folur për Malin e Zi, Escobar i ka konsideruar të rëndësishme ndryshimet që kanë ndodhur pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020. “E kemi bërë të qartë që partneriteti me Malin e Zi është partneritet me popullin dhe institucionet demokratike të këtij shteti, dhe jo me ndonjë parti politike”, nënvizoi Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

Ai ka thënë mes tjerash se autoritetet amerikane janë të përgatitura për të punuar me të gjithë partnerët malazezë që ndajnë vizionin për Malin e Zi si një shtet sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili avancon në kryerjen e reformave të nevojshme si vend aspirant i BE-së dhe mbetet aleat i palëkundur i NATO-s. “Kërcënimet e Dodikut janë të rrezikshme”, nënvizoi Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, Escobar ka thënë gjatë dëshmisë së tij se autoritetet amerikane dhe ato evropiane janë duke punuar për të shtyrë përpara reformat që e çojnë këtë vend drejt komunitetit euro-atlatnik. Sipas tij, kërcënimet e fundit në nivel institucional nga anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, janë të rrezikshme dhe kërcënojnë dëmtimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe perspektivën evropiane të qytetarëve të këtij shteti. “Ne jemi duke u angazhuar fuqishëm me aktorët lokalë dhe partnerët tanë për të shmangur çdo lëvizje që kërcënon kthimin e Bosnjës në të kaluarën e trazuar”, th ai. Dodik është anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, i cili kërkon transferimin e të gjitha kompetencave nga shteti në nivel të entitetit. Ai  po ashtu ka thënë se Republika Sërpska do të shkëputet nga Bosnje e Hercegovina nëse këto kompetenca nuk i kthehen entitetit. “Transferimi i kompetencave nga shteti i Bosnjës tek entitetet nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës. Moska dhe Pekini kundërshtojnë rrugën e rajonit drejt Perëndimit. Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2.4 miliardë dollarë për rajonin e Ballkanit në dekadën e kaluar”, tha Zëvendësndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. Sipas tij, Moska dhe Pekini vazhdimisht kundërshtojnë integrimin perëndimor të rajonit përmes dezinformatave dhe duke shfrytëzuar dobësitë e këtyre vendeve. “Rusia është duke i përdorur si armë furnizimet me energji, për të nxitur korrupsionn dhe për të penguar potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës është duke punuar po ashtu për të zgjeruar ndikimin përmes infrastrukturës dhe detyrimeve ekonomike. Nuk mund t’i lëmë të kenë sukses”, ka thënë mes tjerash Escobar.

Të fundit

“Kam ardhur për qejf”, kryetari i Frymës së Re Demokratike paraqitet në SPAK

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ende nuk...

Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me vdekje. 63-vjeçari mësohet se ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar...

Izrael, raketa Houthi e rrëzuar nga mbrojtja ajrore përplaset në një shtëpi

Një nga raketat e lëshuara gjatë 24 orëve të fundit nga rebelët jemenas Houthi kundër Izraelit teksa rrëzohet nga sistemi i mbrojtjes ajrore i...

6 arsye pse vezët janë një domosdoshmëri e përditshme

Nëse një mollë në ditë e mban doktorin larg, atëherë vezët janë gjithashtu jo shumë larg në koeficientin e tyre shëndetësor, pasi ato jo...

Shtimi i Virozave/ Ylli Merja zbulon ilacin ‘magjik’: Ja si të kuroni gripin pa ilaçe

Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë...

Lajme të tjera

Web TV