Rama takim me ministrin e Jashtëm të Kinës: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang YI ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tokë, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.

Gjatë takimit me Metën në Presidencë, bisedimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 “Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, nënvizoi Meta gjatë takimit.

Po ashtu, Meta duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

Ndërkohë nuk janë zbardhur ende detaje nga takimi i ministrit Kinez me Ramën.

Në takimin me ministren Xhaçka, u fol po ashtu për forcimin e marrëdhënieve në çdo fushë.

“Një bisedë e hapur dhe vërtet konstruktive për të ardhmen e marrëdhënieve tona në çdo fushë. Optimistë që së bashku do të dimë të gjejmë konvergjenca e hapësira bashkëpunimi, për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin ekonomik, kulturor e njerëzor, duke trajtuar po ashtu me respekt reciprok e mirëbesim çdo çështje tjetër mes nesh”, tha Xhaçka.

 

Të fundit

“Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi Rama, i tha që na duhesh për 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë...

“PS mori të dhënat personale të votuesve të diasporës”, Lapaj akuzon socialistët

"Ku i gjeti PS të dhënat e votuesve nga diaspora?" Kjo është pyetja e ngritur sot nga Adriatik Lapaj, kreu i "Shqipëria Bëhet", me...

Rama e quajti ‘gafë’, shteti gjobë 500 mijë € për një aksident me plagosje

Një vendim gjyqësor që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident pa pasoja për jetën ka ngjallur indinjatën e Kryeministrit Rama,...

Doganierë dhe biznesmenë me kontrabandë, SPAK ekzekuton 36 masa sigurie

SPAK ka ndërmarrë një operacion për ekzekutimin e 36 masash sigurie për të dyshuar për kontrabandë. A2 CNN mëson se 15 prej tyre janë masa...

Kreshnik Spahiu: Rama do largojë çdokënd që po hetohet apo përgjohet nga SPAK

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryeministri Edi Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, Rama synon largimin e çdo...

Lajme të tjera

Web TV