Rama takim me ministrin e Jashtëm të Kinës: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang YI ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tokë, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.

Gjatë takimit me Metën në Presidencë, bisedimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 “Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, nënvizoi Meta gjatë takimit.

Po ashtu, Meta duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

Ndërkohë nuk janë zbardhur ende detaje nga takimi i ministrit Kinez me Ramën.

Në takimin me ministren Xhaçka, u fol po ashtu për forcimin e marrëdhënieve në çdo fushë.

“Një bisedë e hapur dhe vërtet konstruktive për të ardhmen e marrëdhënieve tona në çdo fushë. Optimistë që së bashku do të dimë të gjejmë konvergjenca e hapësira bashkëpunimi, për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin ekonomik, kulturor e njerëzor, duke trajtuar po ashtu me respekt reciprok e mirëbesim çdo çështje tjetër mes nesh”, tha Xhaçka.

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV