Mori 150 euro për provimin, SPAK jep pretencën për pedagogun e mjekësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për pedagogun e mjekësisë të lëndës së urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili akuzohet për korrupsion.

SPAK ka kërkuar deklarimin fajtor të Faskaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal (sipas parashikimeve të kësaj dispozite që është aktualisht në fuqi) dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

Po kështu prokuroria kërkon heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjet për të.

Pedagogu i mjekësisë u denoncua nga një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në një emision investigativ se i kishte marrë 150 euro që t’i ndryshonte notën nga 4 në 8. Studentja pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e ka ngelur qëllimisht që të marrë paratë.

Të fundit

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Lajme të tjera

Web TV