Natë magjike në Champions/ Juve e Barça për të ‘harruar’ krizën, Solskjaer për të shpëtuar stolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Magjia e Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me përballje interesante ku shumë skuadra luajnë fatet e tyre për kualifikimin e mëtejshëm.

Sfidat e para do të jenë ato mes Malmos dhe Chelseas si dhe Wolfsburg-Salzburg. Kampionët e Europës ndodhen në vendin e dytë në grupin H dhe kundërshtarët me 3 humbje në po kaq ndeshje priten të jenë një ‘kafshatë e lehtë’ për skuadrën e Tuchel. Nga ana tjetër ‘ujqit’ e Bundesligës do të shpresojnë të marrin 3 pikët e para ndaj kryesuesve të Salzburgut në shtëpi.

Në mbrëmje, Atalanta do të presë në shtëpi Manchester United, me këta të fundit që vuajtën jo pak ndaj skuadrës së Gasperinit, por gjithsesi përmbysën rezultatin në “Old Trafford”. Kjo do të jetë një provë tjetër për Solskjaer, stoli i të cilit është ende në pikëpyetje.

Në grupin E, Bayerni i pandalshëm do të presë Benficën në shtëpi, ndërsa Barcelona do të udhëtojë në Ukrainë për tu përballur me Dynamon e Kievit. Katalanasit nuk po kalojnë një moment të mirë, por gjithsesi fitorja është një obligim edhe pa trajner, me Koeman që u shkarkua para disa ditësh.

Juvja ‘me dy fytyra’ i Allegrit do të presë Zenitin në shtëpi. Zonja e Vjetër vazhdon të zhgënjejë në Serie A, ku të shtunën mori një tjetër humbje shokuese ndaj Veronës, por në Champions ka një ecuri për tu patur zili me 3 fitore dhe kryesimin e grupit,ndërkohë që sot do të tentojë të vulosë kualifikimin.

Gjithashtu, Champions ka rezervuar edhe dy sfidat e tjera të dy skuadrave spanjolle, ku Sevilla do të presë Lillen në shtëpi, ndërsa Villareal do të përballet me zvicerianët e Young Boys.

Të fundit

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi...

​Basha e denoncoi në SPAK për lidhje me krimin/ Reagon ish-prokurori: E ka bërë nga frika

Ish-prokurori Arian Ndoja, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Lulzim Basha në SPAK. Ndoja shprehjet në...

Mundja shqiptare në majë të Evropës, Valiev merr të artën

Mundësi i natyralizuar shqiptar, Chermen Valiev, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po...

“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish. Burime zyrtare bëjnë të...

Bido mesazh Berishës: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh? (VIDEO)

Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës Ardit Bido ka reaguar me një status ku i drejtohet ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me raportet e PD-së me...

Lajme të tjera

Web TV