Ronaldo dhe Lewandowski nuk ndalen në Champions/ Portugezi shpëton United, Bayern e Juve sigurojnë kualifikimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern dhe Juventus janë dy skuadrat e para që kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, ndërsa Barcelona mori një fitore të vuajtur ndaj Dinamo Kyiev dhe Ronaldo mban gjallë shpresat e United.

Në Gjermani, Bayern fitoi 5-2 ndaj Benfica-s dhe u ngjit me 12 pikë në 4 ndeshje. Tre gola të të zakonshmit Lewandwski, një i Gnabry dhe një tjetër nga Sane i dhanë fitoren bavarezëve, që kalojnë grupin si vend i parë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, një gol i Ansu Fati në minutën e 70′ i dha tri pikë me mjaft vlerë Barcelonës, që e ngjisin atë në vendin e dytë të grupit, fill pas Bayern, duke mbajtur kështu ende gjallë shpresat e kualifikimit.

Në grupin H, Juventusi mposhti 4-2 rusët e Zenitit, duke vijuar të tregojë një tjetër fytyrë në Champions nga ajo e kampionatit. Për bardhezinjtë shënuan dy gola Dybala dhe nga një Chiesa e Morata. Me këto tri pikë edhe ata ngjiten në kuotën e 12 pikëve, tre me shumë se Chelsea i vendit të dytë. Matematikisht kanë siguruar kualifikimin, por kanë në lojë vetëm vendin e parë, që do të përcaktohet në ndeshjen direkt me anglezët në Londër.

Ndërkohë, në kryendeshjen e së martës, dy gola të Ronaldos shmangën humbjen e United përballë Atalantës. Anglezët u gjendën dy herë në disavantazh dhe në të dyja rastet rezultati u barazua në fund të pjesëve nga ana e portugezit.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV