Tmerri në Kamëz/ Detaje tronditëse dalin nga dhuna e ushtruar ndaj 6-vjeçares, tezja: E përplaste pas murit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje tronditëse vijojnë të dalin në dritë në lidhje me dhunën e ushtruar nga Raimond Kuoraj ndaj vajzës së tij 6-vjeçare.

Ishin mjekët e spitalit ushtarak ata të cilët i shpëtuan jetën të miturës e cila shkoi në spital në gjendje kritike.

Pas ekzaminimeve ajo iu nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale në mëlçi pasi si pasojë e dhunës së ushtruar ishin dëmtuar mushkëritë, stomaku dhe mëlçia.

Sipas mjekëve ekoja tregoi se mëlçia ishte e dëmtuar nga dhuna, në të dy krahët. Pas operacionit të suksesshëm e mitura ka qëndruar në reanimacion për 3 ditë, ndërkohë që për të gjatë këtyre ditëve po kujdeset tezja e saj.

Gjatë një vizite nga mediat në spitalin ushtarak e mitura shihej teksa qëndronte në celular, duke mos shfaqur shenja dhimbje dhe kjo për faktin se ishte nën ndikimin e qetësuesve.

Tezja e sa tregoi se vajza i kishte rrëfyer dhunën dhe përplasjet me mizore të së atit pas murit, kjo i shkaktoi dëmtimin e organeve të brendshme.

Të fundit

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Lajme të tjera

Web TV