Terrorizohet familja e Policit në Kamëz, persona të paidentifikuar i shkojnë para shtëpisë dhe qëllojnë me armë (Emri/Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Pica, efektiv i Policisë Rrugore ne Mat denoncon se është kërcënuar nga persona të paidentifikuar. Ai ka thënë në Polici se më datë 27 tetor 2021, disa persona kanë shkuar para shtëpisë së tij dhe kanë qëlluar me armë zjarri në oborr.

Ngjarja ka terrorizuar familjen e efektivit të Rrugores, i cili ka bërë denoncim në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Familja e policit Ilir Pica jeton në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës” në Tiranë, ndërsa ai vet me shërbim është në Mat.

Fax News mëson se pavarësisht denoncimit që është bërë te “3-shi”, ndaj familjes së policit nuk është marrë asnjë masë për mbrojtje. Deri tani, edhe pse ka kaluar një javë, nga Policia e Tiranës nuk ka pasur njoftim zyrtar për rastin.

Screenshot 5

Të fundit

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë...

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Lajme të tjera

Web TV