Gjykata Kushtetuese certifikoi 30 qershorin, reagon Balla: Mësim historik se sovrani nuk është fjalë boshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtuese për shpalljen e ligjshmërisë në zgjedhjet vendore të 2019-ës.

Balla shkruan në rrjete sociale se 30 qershori ishte dita e njerëzve të zakonshëm, e që respektojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila certifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019.

30 Qershori 2019 u certifikua si dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush me kurrë s’mund te tentojë t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te ulëta dhe hesape te turpshme politike.

30 Qershori 2019 ishte dita e njerëzve te zakonshëm, qe pavarësisht votojnë apo nuk votojnë, respektojnë të drejtën e tyre themelore për të zgjedhur dhe kurrë nuk mund të detyrohen nga askush të heqin dore nga kjo e drejtë. Ato zgjedhje vendosën përfundimisht popullin mbi partitë dhe për të mbyllur përfundimisht një histori të gjatë lojrash të partive me popullin.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV