“Katar 2022”/ Kombëtarja e kompletuar për ndeshjet e nëntorit, Gjimshiti një rikthim i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të jenë dy ndeshje që do vendosin shumë. Kualifikimi është një ëndërr, ku vetëm matematika na jep një shans, por dëshira dhe mundësitë janë shumë larg njëra-tjetrës. Ekipi i Kombëtares së Futbollit do të ketë dt ndëshjet e fundit në grup për kualifikueset “Katar 2022” në datat 12 dhe 15 nëntor ndaj Anglisë në “Wembley” dhe ndaj Andorrës në Tiranë. Trajneri Reja pritet të shpallë listën e lojtarëve pas pak ditësh dhe do të nisë grumbullimi.

Po si ndodhet sot kombëtarja jonë. Në repartin e mbrojtjes një lajm i mirë vjen pasi Berat Gjimshiti është rikuperuar, madje në takimin e së martës luajti për 45 minuta kundër Manchester Unitet. Treshja tjetër “tradicionale” e mbrojtjes deri tani duket se është e kompletuar, duke luajtur edhe ndeshjet me ekipet e tyre. Në përgjithësi kjo fundjavë ka qenë e mbarë për lojtarët legjionarë.

Myrto Uzuni dhe Odise Roshi kanë shkëlqyer me skuadrat e veta, gjithashtu edhe Xhakomo Vrioni, i cili ka shënuar tri ndeshje radhazi për Tirolin në Austri. Sulmuesi mund të jetë risia në Kombëtare për këto dy takime, pasi në repartin e sulmit, Rei Manaj s’është zhbllokuar akoma dhe madje nuk është aktivizuar pothuajse fare me Specian në Itali, ndërsa Bekim Balaj sapo është rikthyer nga dëmtimi dhe nuk është në formën e tij më të mirë fizike.

Në mesfushë në dyshim është Amir Abrashi, mesfushori mungon që prej 23 shtatorit, në ndeshjen Grasshopers-Lugano, ku pësoi sërish një dëmtim. Pothuajse një muaj e pak jashtë fushave, mund ta detyrojnë Abrashin që të mos jetë i gatshëm sërish për Kombëtaren në dy sfidat e nëntorit. Ndërkohë, kolegu i mesfushës, Klaus Gjasula, është rikthyer në stërvitje me skuadrën e tij Darmshtad. Mesfushori ishte i infektuar me COVID dhe iu deshën plot tri javë që të dilte negativ në testet e kryera. Në postimet e tij në rrjetet sociale, mesfushori duket se po kryen dy seanca stërvitore në ditë, një në fushë dhe një në palestër, për të rritur sa më shpejt kondicionin fizik.

Lexo edhe :  Asist dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në ndeshjen kundër Empolit

Një dyshe që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit Qazim Laçi dhe Keidi Bare janë rikthyer të luajnë. Lojtari i Azhaksosë në Francë ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer si titullar në fushën e lojës. Laçi pritet t’i kthehet listës së lojtarëve të grumbulluar nga Reja. Ndërsa në Spanjë, Keidi Bare i çudit të gjithë dhe rikthehet të luajë më shpejt nga sa ishte menduar. Fieraku u fut në ndeshjen mes Getafes dhe Espanjolit në minutën e 72- të dhe nuk pati shqetësime sa i përket dëmtimit. I besuari i Edi Rejës, pasi nën drejtimin e tij është futbollisti që ka luajtur më shumë, do të jetë në dispozicionin e trajnerit për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Të fundit

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga...

Shqipëria në ditën e fitores mbi fashizmin

Nga Ben Blushi Në arkivin e familjes tonë shkëlqen një fotografi e gjyshit dhe gjyshes time,Dhimitër dhe Mynever Shuteriqi me armë dhe me uniformë partizane...

BBC shkruan për Shqipërinë!/ E rendit midis 9 destinacioneve evropiane më interesante

Shqipëria është renditur si një  ndër  9 destinacionet evropiane që nuk duhet humbur gjatë verës 2025. Media britanike BBC shkruan se Shqipëria ka qenë...

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli qartë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të pafajshëm këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, duke i...

Fushata online e partive/ Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Për drejtorin e 'Acromax', Aldor...

Lajme të tjera

Web TV