Balla takon familjet nga Afganistani të strehuara në Durrës: Vendimi i qeverisë shqiptare për të hapur dyert për ta ishte i duhuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bashkë Sherrie Rollins Westin, presidente e organizatës “Sesame Workshop” zhvilluan një takim me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga strukturat hoteliere në Durrës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Sesame Workshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm.

Sipas Ballës kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Durrës?Bashkë me një mike të nderuar nga SHBA zonjën Sherrie Rollins Westin, Presidente e Sesame Workshop u takuam me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga resortet e Durrësit.

Sesame Workshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Vendimi i Qeverisë shqiptare për të hapur dyert dhe kontribuar përkrah SHBA në shpëtimin e sa më shumë afganëve nga terrori i talebanëve ishte vendimi i duhur.

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV