Një tentative vrasjeje me sulm me dron është bërë ndaj kryeministrit të Irakut. Mustafa al-Kadhimi ka deklaruar se ka shpëtuar i padëmtuar pas sulmit në shtëpinë e tij në Bagdad, kryeqytetin e vendit.
Zyrtarët thanë se rezidenca e tij në “Zonën e Gjelbër” të kryeqytetit ishte shënjestruar nga një dron i ngarkuar me eksploziv, në një tentativë të supozuar për vrasje.
Raportet e mëparshme të mediave thanë se zoti al-Kadhimi ishte dërguar në spital.
Në një postim në Twitter, ai bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut”.
Zyrtarët thanë se të paktën gjashtë persona nga personeli i sigurisë së kryeministrit u plagosën.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.
SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin.
Në javët e fundit, mbështetësit e grupeve politike të lidhura me Iranin kanë organizuar demonstrata pranë “Zonës së Gjelbër”.
Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.