Për herë të parë në histori, Abu Dhabi lejon kurorëzimin e martesave për jomyslimanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abu Dhabi do të lejojë jomyslimanët që të kurorëzohen. Kjo është e shkruar në dekretin e fundit të sundimtarit të Abu Dhabit.

Sipas dekretit të sundimtarit të Abu Dhabi, Sheikh Khalifa Zayed al-Nahajan, i cili është edhe presidenti i federatës së shtatë Emirateve të Bashkuara Arabe, ligji i ri mbulon martesën civile, shkurorëzimin, alimentacionin, kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, dëshminë e atësisë dhe trashëgimisë.

Qëllimi i ligjit është “të forcojë pozicionin dhe konkurrencën globale të Emirateve si një nga destinacionet më tërheqëse për talentet dhe njerëzit me aftësi”.
Një gjykatë e re për t’u marrë me çështjet e familjes jo muslimane do të krijohet në Abu Dhabi dhe të gjitha çështjet do të zgjidhen në arabisht dhe anglisht.

Emiratet e Bashkuara Arabe futën një sërë ndryshimesh legjislative në nivel federal vitin e kaluar, duke përfshirë dekriminalizimin e seksit paramartesor dhe konsumit të alkoolit, si dhe dispozitat e dënimeve të buta në rastet e “vrasjeve për nder” u shfuqizuan gjithashtu.

 

Të fundit

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Raporti për farsën/ Berisha: Në 10 qershor gati dosja për kancelaritë europiane

Kreu i Partisë Demokratike deklaron se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe se raporti përfundimtar do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare në 10...

Lajme të tjera

Web TV