Shqipëria merr këstin e dytë prej 90 mln euro, Ahmetaj: Mirënjohës KE-së për ndihmën që synon të rimëkëmbë ekonominë tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka falenderuar Komisionin Europian për ndihmën e paketës prej 180 milionë euro për përballimin e pasojave në ekonomi si pasojë e pandemisë.

KE i dhuroi vendin tonë këstin e dytë prej 90 milionë euro që synon të nxisë rimëkëmbjen ekonomike dhe frenimin e impaktit negativ në ekonomi të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Sipas Ahmetajt, Shqipëria ka përmbushur të gjithë kriteret e dakordësuara me BE për disbursimin e shumës së plotë të angazhuar, përfshirë masat për konsolidimin e financave publike, garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar.

Postimi i plotë i Arben Ahmetajt:

Mirënjohës Komisionit Europian për disbursimin e transhit të dytë dhe të fundit prej 90 mln euro të paketës 180 mln euro të Asistencës Makro-Financiare për Shqipërinë, që synon të nxisë rimëkëmbjen ekonomike dhe frenimin e impakti negativ në ekonomi të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Në mars 2021 Shqipëria përfitoi pagesën e parë prej 90 mln euro, ndërsa KE vlerëson se vendi ynë i ka përmbushur të gjithë kriteret e dakordësuara me BE për disbursimin e shumës së plotë të angazhuar, përfshirë masat për konsolidimin e financave publike, garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes, lufta kundër korrupsionit dhe rritja e mbështetjes sociale.

Programi është një tjetër shprehje e solidaritetit të Bashkimit Europian ndaj vendeve partnere dhe kandidate, nga i cili përfitojnë 10 shtete mes të cilëve Shqipëria. Ne po vijojmë intensivisht punën me KE për implementimin në kohë të programeve dhe politikave të dakordësuara në kuadër të kësaj pakete.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV