“Panele diellore në stane”/ Ministrja Krifca për akademinë e barinjve: Nuk e shpikëm ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krijimi i një akademie për barinjtë ka ngjallur jo pak zhurmë në media por edhe tek qytetarët lidhur me funksionin e qartë të saj. Për këtë arsye Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat.

Ministrja tha se do të krijohet infrastruktura e nevojshme mbështetëse për ta, qoftë edhe me panele diellore ne stane.

“Fjalën akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje që t’i përqafojnë këto profesione. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e tyre. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.

Këto sqarime ministrja i bëri në Komisionin e Ekonomisë ku po prezanton buxhetin 2022 për Ministrinë e Bujqësisë dhe investimet që do të bëhen në te.

Të fundit

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore. Krahas...

Themelohet Karabinieria, forca me dy fytyra e historisë italiane

13 korrik 1814 Më 13 korrik 1814, në Mbretërinë e Sardenjës, u themelua një forcë e re policore me karakter ushtarak – Arma e Karabinierisë,...

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025

Dashi Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur...

13 korrik 1793/ Vrasja e Jean-Paul Marat, martirit të Revolucionit Francez

Më 13 korrik 1793, një nga figurat më të spikatura dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez, gazetari dhe politikani radikal Jean-Paul Marat, u vra...

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar të qytetit dhe vepra nga...

Lajme të tjera

Web TV