Trafikanti nga Tirana nuk i bindet policisë, gjendet i aksidentuar bashkë me emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë mbetur të plagosur në aksident mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë” në Tepelenë.

Të plagosurit janë tre emigrantë të paligjshëm dhe një trafikant 20 vjeçar nga Tirana.

“Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën”, njofton policia.

Të fundit

Kursi i këmbimit valutor, 24 prill 2025/ Me sa blihen e shiten euro dhe dollari sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.5 lekë dhe...

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kap8italin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet...

Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, rritet me 14.7% numri i turistëve që na preferuan

Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovës duke u rritur në janar-shkurt me 14.7 për qind...

Trump kërcënon Zelenskyn/ Paqe tani ose do ta humbësh vendin

Kievi është me shpinën për muri. Në cep. Donald Trump i ka dhënë një ultimatum Zelenskyt. “Kam marrëveshjen me Rusinë” duke shtuar: por është e vështirë...

24 Prilli – Dita e Aviacionit/ Aviacioni luftarak, nga krenaria te harresa

Nga Leonard Veizi Më 24 prill Shqipëria përkujton Ditën e Aviacionit, një datë që dikur përfaqësonte krenarinë e Forcave të Armatosura dhe ëndrrën e fluturimit...

Lajme të tjera

Web TV