Buxheti i Ministrisë së Arsimit për 2022-in/ Rama: Pagat e mësuesve do i rrisim 40%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi prezantuan ditën e sotme buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit. Kreu i qeverisë tha se mandatin e tretë në qeveri ka objektiv rritjen me 40% të pagave të mësuesve.

“Dëshirojmë që të ndajmë me ju disa aspekte të buxhetit të ri të ministrisë së Arsimit. Përtej buxhetit, si shifra përtej projeksioneve, që të ndajmë sëbashku sfidat që kemi qoftë në funksion të këtij mandati, qoftë në funksion të përmbushjes së objektivave. Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. tanimë jemi t vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale.

Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër. Thënë të gjitha këto dhe të marrë parasysh se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika, forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pa ndryshme për shumë vite, deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve. Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore. Tani që është vënë dhe një bazë e mirë dhe për tekstet, pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime, kemi nevoje që ta shohim me sy kritik veten.”, tha Rama.

Të fundit

“Paqja është larg”/ Trump i përgjigjet Zelenskyt: Amerika nuk duron më!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky theksoi edhe njëherë se paqja mes vendit të tij dhe Rusisë është ende shumë...

Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se “demokratët”?

Nga Mero Baze Sali Berisha ka ofruar 7 mandate deputetësh në listë të mbyllur për ata që i quan aleatë të Partisë Demokratike, të cilët...

Paralajmërimi!/ Rama dhe Berisha nuk do të jenë më në politikë pas zgjedhjeve të 11 Majit

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, ka komentuar aktualitetin në vend dhe jovetëm, ndërsa ka paralajmëruar  se politika shqiptare do të tronditet. Gjatë një...

Rama batuta në Gjermani: Shijet tonë janë ndryshe, jo si ai lëngu që ju e quani kafe

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike i flet sot botës nga Gjermania. Rama...

Pse të gjithë po çmenden pas inteligjencës artificiale DeepSeek të Kinës?

Lansimi i modelit R1 nga DeepSeek, një startup deri atëherë pak i njohur kinez, ka tronditur sektorin e inteligjencës artificiale dhe më gjerë. Duke lënë...

Lajme të tjera

Web TV