Mashtrimi me firmat e ‘Foltores’/ Gazetarja nxjerr ‘bllof’ Berishën, firmos si delegate formularin për Kuvendin Kombëtar të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021. Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Gazetarja e Fiks Fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Fiks Fare mori pjesë në disa takime që Sali Berisha ka kryer nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane” të “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Askush nuk i kërkoi kartën e anëtarësimit apo verifikoi emrin e saj në listë. Mjaftoi karta e identitetit dhe një video që vetë anëtarët e stafit ia bënë në momentin e firmosjes së formularit. Gazetarja kontakton me organizatoret e takimit te Berishës në Sarandë, të cilët vetprezanohen si anëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

Ata e orientojnë të takojë një zonjë me emrin Manjola, e cila,sipas tyre ka edhe nje zyrë arkitekturore në rrugën e dytë në Sarandë, ku mban edhe formularët e Berishës.

Më pas gazetares së Fiksit i sjellin një formular, ku shënon gjeneralitetet e saj, deklaron se i përket seksionit 4 të PD-së ,por nuk paraqet asnjë dokument tjetër që ta vërtetojë këtë dhe firmos formularin e gatshëm. Madje gjatë firmosjes, organizatorët kërkojnë që ta filmojnë,në mënyrë që ta kenë si provë firmën e saj. Sali Berisha, gjatë javëve të fundit ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Lexo edhe :  Rama: 70 institucione të arsimit në Durrës kanë rilindur, sipas standardeve europiane

Berisha ka deklaruar se thirrja e Kuvendit do të mundësojë zhvillimin e një referendumi ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar dhe se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur firmat e delegatëve.

“Kuvendi Kombëtar i demokratëve të cilin e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarësisë do ta shndërrojnë PD-në në forcën e pamposhtur dhe te fitores. Emrat e atyre guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës si emrat e atyre që rivendosën pluralizmin politik.”, deklaroi Berisha dy ditë më parë. Por Fiks Fare tregoi sesi në këto lista firmosin edhe persona që nuk janë anëtarë të PD-së dhe as të FRD-së.

Disa ditë më parë duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, ish-lideri demokrat Sali Berisha tha se dorëzoi në Këshillin kombëtar të PD, 4200 firma për të thirrur Kuvendin Demokrat./Top Channel

Të fundit

“Plumbi i Artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e urdhëroi Alibej, kishte lidhje me gruan e tij

Po mbahet sot seanca për operacionin “Plumbi i artë” në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë...

BE fuqizon 3 partnerët kryesorë të SPAK/ Strategjia e re kundër korrupsionit dhe krimit

Çdo ditë dëgjojmë se kriminelët janë një hap përpara. Kjo mund të ndryshojë vetëm nëse u japim agjencive tona të zbatimit të ligjit mjetet...

VIDEO/ “Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do të dalin deputetët e rinj...

Bill Gates shokon me deklaratën/ Brenda 10 vitesh AI do zëvendësojë mjekët dhe mësuesit

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi –...

“Një dashuri e marrë që do përfundojë në martesë”/ Rama: Sot në dyert e BE-së…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë ambicien...

Lajme të tjera

Web TV