Koplik/ Makina merr flakë në ecje, shoferi shpëton për mrekulli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një automjet tip Audi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, teksa ka qenë në ecje. 25-vjeçari që ndodhej në timon ka arritur të dalë nga mjeti, i cili është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin në automjet është bërë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

“Jeta e tij ishte si një poezi”, Meshë për Papa Françeskun në Katedralen e “Shën Palit”

Një meshë në nder të Papa Françeskut po mbahet pasditen e sotme në Katedrale e “Shën Palit”, këtu në kryeqytet. Të gjthë besimtarët janë bashkuar...

Motori përplaset me fugonin e mallrave, mbetet i lënduar një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV