SHBA/ Rekord viktimash nga mbidoza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës përgjatë një viti dhe në kohë të pandemisë së koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë vjetore që është regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë treguar se vdekjet nga mbidoza janë rritur për 28.5 për qind në periudhën prill 2020 – prill 2021. Ekspertët besojnë se mbidoza mund të jetë shkaktuar për shkak të ndikimit të pandemisë dhe furnizimit me substanca sintetike siç është fentanil.

Raste me mbidozë janë raportuar në shumicën e qyteteve amerikane. Sipas autoriteteve amerikane, në periudhën paraprake ishin regjistruar 78,056 viktima. Katherine Keyes, eksperte për drogat dhe profesoreshë për epidemiologji në Universitetin Kolumbia, ka thënë për BBC-në se rritja e numrit të viktimave ka qenë “eksponenciale” në vitet e fundit, dhe pandemia ka“qenë sikur nafta në zjarr”.

“Të dhënat na tregojnë se ka më shumë njerëz që përdorin drogat vetëm dhe prandaj e dimë se aty ka rrezik të mbidozës”, ka sqaruar ajo. “Në këtë periudhë ka pasur edhe ulje të shërbimeve që mund të parandalojnë mbidozën”, duke përfshirë trajtimet dhe shërimin. Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e mbidozës së drogës ka tejkaluar personat që kanë vdekur nga armët, aksidentet me makina dhe gripi sezonal. Numri më i madh i viktimave ka qenë në Vermont, Virxhinia Perëndimore dhe Kentaki.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV