Babai i Mateos rrëfen detajet shokuese/ “Klodiani ishte i qetë, kur erdhi policia thoshte: s’kam bërë gjë!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje shokuese dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbarë opinioni publik u trondit, ku një 38-vjeçar vrau dhe groposi një 8-vjeçar.

Krimi ndodhi para dy ditësh në Greçali të Fierit. Bababi i Mateos, në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të Evis Ahmetit tha se autori, Klodiasn Çalamani kishte pyetur disa herë nëse e kishin gjetur djalin, ndërkohë që i biri i tij dergjej i vdekur në oborrin e banesës së 38-vjeçarit.

Babai tha se autori shfaqej i qetë, ndërsa pasi policia e kishte shoqëruar kishte pohuar se nuk kishte bërë gjë.

“Ne e kemi njohur, e kemi komshi, e kemi mbajtur me bukë. Ai rrinte thjesht, s’kishte probleme. Unë me gjithë nusen kërkoja. Vajtëm në polici. Kur erdhi policia te shtëpia ai më tha; “ëh e gjetët”. Ai ka çuar çunin në orën 11 për të marrë bukë. Dhe s’u kthye më çuni. E ka vrarë me kazëm apo lopatë. Ishte shumë i qetë. Sikur nuk kishte ndodhur gjë. Hapëm kamerat. Shkuam te shtëpia e tij dhe pamë biçikletën. Pastaj e kapi policia. Mua s’më lanë më aty. S’më mbante vendi. Ai thoshte ‘skam bërë gjë’. Pastaj e kontrolloi policia kur më gjeti çunin. Kur më erdhi çuni atje, kokën e kishte të çarë. Se di. Nusja shkoi atje. Kishte dhe dy gropa të tjera. se dimë. Ai tek bëri atë për fëmijën tim, nesër do bënte për fëmijë tjetër. Jo nuk kishte lidhje fare me Mateon ai.”, tha babai.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV