GJKKO pranon hetimet e SPAK për tenderin e uniformave të policisë, çon për gjykim çështjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar hetimet e SPAK dhe ka kaluar sërish për rigjykim çështjen për Edlira Naqellarin dhe 7 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për korrupsion në tenderin e uniformave të policisë.

Seanca e gjykimit do të mbahet në datën 26 nëntor ora 12.

Ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara  Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj u lanë në burg nga Apeli i GJKKO, si dhe u caktua ‘arrest shtëpie’  për Anisa Bogdanin. Ata akuzohen për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Kujtojmë se SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10  korrik,ku u arrestuan ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari bashkë me ish-zyrtarët e tjerë. Këto arrestime u bënë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK përgjoi dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Lexo edhe :  Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE, faleminderit çdo socialisti që kontribuoi

Fituesi i tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk”  dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese.

Të fundit

Gonzato takim me anëtarët e KLP: Reforma e drejtësisë mbetet çelësi i integrimit evropian

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ditën e sotme, 25 qershor, ka zhvilluar një vizitë në Këshillin...

Pse Trump ka ‘mbjellë’ dyshime rreth Nenit 5 të NATO-s për një dekadë

Polemika Trumpiane mbi Nenin 5 të Traktatit të Aleancës Atlantike ka rreth 10 vite. Që nga fushata e tij e parë zgjedhore, e cila...

Si e bëri Lisbona veten të parezistueshme për turistët

Turistët qëndrojnë në banesa afatshkurtra dhe të huajt blejnë shtëpi të dyta, ndërsa banorët vendas detyrohen të marrin me qira dhoma, jo apartamente. Nga Agustín...

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e Departamentit të Transportit në SHBA,...

Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Milani po e rindërton mesfushën, pasi dëshiron të sjellë tre transferime në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Klubi ka shtuar përpjekjet në orët e...

Lajme të tjera

Web TV