Goditi me thikë kushëririn, lojtari holandez do të gjykohet për tentativë vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telashe për Quincy Promes. Ish-ylli i Ajaxit, sot te Spartak Moskë, do të gjykohet për tentativë vrasje. Në dhjetor të vitit 2020, holandezi u arrestua me dyshimin se theri me thikë kushëririn e tij gjatë feste. Lojtari, në atë kohë, kishte kaluar dy ditë në burg përpara se të lirohej, por hetimet e policisë vazhduan deri në maj të këtij viti.

Në orët e fundit, siç raportojnë mediat holandeze, është vendosur që Promes të ndiqet penalisht dhe çështja të shkojë në gjykatë. Megjithatë, për momentin nuk dihet se kur do të zhvillohet saktësisht seanca. Sulmuesi, sipas raporteve të publikuara në vitin 2020, kishte organizuar një festë familjare në një magazinë në Abcoude.

Megjithatë ai pati një debat me një kushëri, i cili më vonë do të plagosej. Promes akuzohet se ka goditur me thikë familjarin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Avokati i sulmuesit deklaroi menjëherë se klienti i tij nuk ndodhej në vend kur ndodhi aksidenti dhe se ai “po bashkëpunonte plotësisht me hetimin”. 29-vjeçari ka zhvilluar 50 paraqitje për Ajax përpara se të kthehej te Spartak Moskë në shkurt të këtij viti. Ish-sulmuesi ka zhvilluar edhe 50 paraqitje me Holandën dhe këtë vit mori pjesë në Euro 2020.

Të fundit

Albana Vokshi dorëzon 70 padi në SPAK kundër ministrave socialistë

Teksa kemi hyre në ditët e fundit të fushatës elektorale e cila nuk ka shënuar incidente serioze tensioni mes...

Zjarr te Komuna e Parisit, përfshihet nga flakët një apartament

Një apartament u përfshi nga flakët këtë pasdite në kryeqytet. Zjarri ra rreth orës 14:50 në katin e gjashtë të një pallati në zonën e...

Trupa të huaj në 4 marka qumështi italian, Ministria: Janë tërhequr nga tregu

Në javët e fundit, një sërë informacioni të shpërndarë në rrjete dhe media kanë krijuar shqetësim në opinionin publik për produktet bazë shqiptare: qumësht,...

“I nderuar të pres monarkun e respektuar botërisht”, Rama e quan mik mbretin e Jordanisë

Kreu i qeverisë Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein. “I nderuar të mikprisja sot me një...

“Tregoni që nuk jeni dele!” Mesazhi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot (2 maj) një video-mesazh...

Lajme të tjera

Web TV