E rëndë/ Gjendet e vdekur punonjësja e BBC në hotelin në Kenia, detajet e ngjarjes (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjëse e rrjetit britanik BBC është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit. Për këtë ngjarje të rëndë një hetim për vrasje është nisur në Kenia.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se Kate Mitchell, punonte për degën e bamirësisë të rrjetit televiziv shtetëror BBC, Media Action.

Punonjësja e BBC-së u gjet e vdekur të shtunën, pak pasi në dhomën e saj ishte aktivizuar sistemi i alarmit. Dritarja e dhomës së saj në katin e tetë ishte e thyer dhe trupi i një burri që kishte qenë më herët me të u gjet përtokë jashtë hotelit.

Këto detaje janë bërë publike për mediat nga ana e autoriteteve policore vendase.

“Ne jemi ende duke hetuar për deri tani duket se burri është hedhur nga dritarja e katit të tetë pasi ka vrarë britaniken”, tha drejtuesja e policisë së Nairobi, Augustine Thumbi, për rrjetin AFP.

Mitchell punonte prej 14 vjetësh për organizatën dhe kohët e fundit kishte qenë drejtuese projekti në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

Ende nuk ka një motiv të saktë për ngjarjen, megjithatë policia është duke vijuar me hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV