Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, shtyhet për në dhjetor shpallja e vendimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë shpallja e vendimit për çështjen Shullazi. Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore pa praninë e avokatëve apo të pandehurve e cila zgjati me orë të tëra. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00.

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 24.11.2021

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00.

Gjykata e Posaçme e Apelit paralajmëroi para disa ditësh të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani, se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të marr vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nis gjykimin e 5 të pandehurve të dënuar në shkallë të parë me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Lajme të tjera

Web TV