“Krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmtojnë shtetin ligjor”, ambasadorja Kim: Ky është vetëm fillimi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi se mënyra e vetme për të luftuar krimin është pavarësia e institucioneve.

Gjatë fjalës së saj Kim theksoi se Shqipëria ka punuar në luftën kundër krimit, ndërsa shtoi se procesi ka ende punë për të bërë.

Sipas Kim  ky është vetëm fillimi, pasi gjatë vitit 2021 është parë një reagim kundër krimit të organizuar, ndërsa theksoi se prokurorët, gjyqtarët e policia duhet të bëhen bashkë kundër korrupsionit.

“Soreca tha se sa kritike është llogaridhënia dhe sigurimi se ndihma që secili prej nesh mund të japë, e bëjnë këtë një mënyrë për të ndihmuar Shqipërinë shumë pranë familjes europiane. Në fakt të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet ti rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, në po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet. Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Numri i emigrantëve të paligjshëm gjithashtu është rritur.  Me rritjen e trafikimit të qenies njerëzore ka edhe rrezik. Krimi i dhunshëm shpesh lidhet me krimin e organizuar. Unë kam parë se çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptare kur e ndajnë mendjen për të luftuar”, tha më tej Kim.

Të fundit

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun...

Përfundon procesi i numërimit në Kavajë! PD fiton me 53.75 % të votave

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kavajës, ku PD-ASHM ka dalë forcë e parë. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore...

Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Financat publike duken të forta dhe ndërtimet e reja sinjalizojnë rilindje – ose arrogancën që paralajmëron një tjetër kolaps Paul Taylor Vinçat më në fund po...

Çfarë qeverisjeje pret vendi? Nga fjalët tek kontrata e re publike

Nga EDUART GJOKUTAJ – Qendra ALTAX.al Zgjedhjet kanë përfunduar, por verdikti i popullit ende nuk është bërë zyrtarisht publik. Përtej pritjes së rezultateve, Shqipëria përballet...

PS me 19 deputetë në Tiranë! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për 1 mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1106 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 180,034 vota...

Lajme të tjera

Web TV