Babai e nxorri nga shtëpia e BBV/ Flori Mumajesi strehon dhe merr përsipër rehabilitimin e Fifit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak ditësh Fifi u largua nga shtëpia e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore. Vendimi për t’u larguar erdhi pasi ajo humbi ndjenjat gjatë emisionit LIVE të martën, por edhe për shkak të problemeve që kishte shfaqur më parë. Por duket se vendimi për të dalë nga shtëpia, nuk ka qenë i saj por i babait të saj i cili që në fillim ka qenë kundër hyrjes së saj brenda shtëpisë.

Sipas “Panorama” pas incidentit në emisionin LIVE familjarët e saj kanë qenë të alarmuar. Ka qenë babai që i ka kërkuar produksionit ta nxjerrë urgjent Fifin nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi siç e tha dhe vetë Fifi, prindërit ishin kundër që ajo të hynte në këtë shtëpi pikërisht për këtë arsye.

Dhe kur Fifi është rrëzuar pa ndjenja në transmetimin live, i ati ka marrë masat dhe i ka kërkuar produksionit ta bindin Fifin që të dalë nga shtëpia menjëherë. Ndërkohë pas daljes së saj nga shtëpia e BBV, miqtë e saj e kanë mbështetur fort për atë se çfarë tregoi ajo gjatë qendrimit brenda, por edhe për problemet që ajo shfaqi.

Flori ka vendosur që ta strehojë Fifin në shtëpinë e tij ku ka dhe studion, dhe madje të merret seriozisht për rehabilitimin e saj, pas tronditjeve emocionale dhe momenteve të vështira që kaloi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV