NATO uron 28 nëntorin: Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) uroi sot Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton nëpërmjet të cilës NATO uron Shqipërinë për ditën e pavarësisë.

“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, thekson NATO përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po japin një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO.

Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Shqipëria zgjeroi kontributin e saj në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe misionin “Resolute Support”, pas vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në disa prej komandave rajonale të ISAF-it, duke përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga komanda e ISAF-it.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 109 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Të fundit

Pendohet Elon Musk? Miliarderi vendos të ulë shifrat e donacioneve politike

Miliarderi Elon Musk ka thënë se pret të ulë donacionet e tij politike, një ndryshim i madh nga figura...

Aksident në Kamëz, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Institut-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa po kalonte në vijat e...

Pse PD është e vetmja opozitë që “i kanë vjedhur” votat?

MERO BAZE - Agron Shehaj, kur u pyet nëse iu vodhën votat, dha një përgjigje logjike dhe të vërtetë. Tha se fushata ishte e...

Pjesë e formacionit të vitit në Bundesliga, Granit Xhaka shkëlqen me Leverkusenin

Granit Xhaka zhvilloi sezon pozitiv te Leverkusen. Mesfushori me origjinë shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë. Paraqitjet e tij...

“Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar”, akuza e radhës për deputetin demokrat

Deputetja e Partisë Demokratike e cila nuk arriti të sigurojë një mandat të radhës më 11 Maj, Flutura Açka, ka deklaruar se demokratët nuk...

Lajme të tjera

Web TV