“Po bënim video për Tik Tok”/ 15-vjeçari dhe “banda” e tij i drejtojnë pistoletën policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të postuar “arritjen” e tyre në Tik Tok, një grup 15-vjeçarësh kanë arritur deri në pikën që të vënë në shënjestër me pistoletë false një patrullë policie në Selanik. Po, mirë e lexuat.

Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:30, 5 të mitur të moshës 15 vjeç, fillimisht iu afruan dy personave dhe i kërcënuan se do t’i grabisnin, pa bërë asgjë më shumë.

Ngjarja në fjalë u denoncua në polici dhe menjëherë një patrullë shkoi në vendngjarje për të lokalizuar të rinjtë. Por, atë moment një nga 15-vjeçarët i doli makinës së policisë para dhe i drejtoi pistoletën.

Pas kësaj, efektivët e policisë zbritën nga makina dhe kapën 15-vjeçarët. Ndërkohë, sipas këtyre të fundit qëllimi i tyre ishte vetëm publikimi i videos në Tik Tok.

Të fundit

BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një sallë të ndriçuar të selisë së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 14...

Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

Një tjetër autobus i agjencisë së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke...

Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t’i tallur me miqtë?

Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë. Ministria e të Drejtave Sociale i ka kërkuar Prokurorisë, Avokatit të...

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Lajme të tjera

Web TV