Flakët nga qiriri i morën jetën 12-vjeçares në Gjirokastër/ Fqinjët: “Vajza u fut në banjë, pastaj…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjirokastra u trondit nga një lajm i rëndë mbrëmjen e djeshme pasi një vajzë 12-vjeçare humbi jetën.

Banesa e saj u përfshi nga flakët. 12-vjeçarja Krisanthi Ndriço ishte në shtëpi me babain kur një qiri i ndezur për ndriçim shkaktoi zjarrin që pati fund tragjik për të.

Fqinjët shprehen se prej disa orësh në fshat nuk kishte drita dhe nuk e kishin parë zjarrin.

Një banor tjetër tha se 12-vjeçarja kishte shkuar në banjo dhe ishte asfiksuar nga tymi. Ai shpjegoi se babai shkoi ta ndihmonte por nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas.

“Një njeri më tha mua se vajza u fut në banjë, iu zu fryma dhe vdiq. Edhe babai tentoi ta ndihmonte, asnjë nga komshinjtë nuk e ka parë. Çfarë të të them? S’kishim drita, të tërë ishim nëpër shtëpi, i pamë flakët nga larg,” thotë një banore.

Të fundit

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Lajme të tjera

Web TV