Rritet niveli i ujit në Shkumbin dhe Vjosë, ministrja e Bujqësisë: Jemi në gatishmëri të plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend dhe ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Krifca njofton se aktualisht kemi rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur deri më tani në nivele që krijojnë përmbytje.

“Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë dhe nivelet e ujit në këto hidrovore janë në kuota pothuajse normale për momentin. Strukturat janë në gatishmëri të plotë.”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Të fundit

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy...

Si ChatGPT nxiti burrin të vrasë nënën, dhe veten në një qytet luksoz

Një ish-menaxher i shqetësuar i Yahoo vrau nënën e tij dhe më pas veten, pas muajsh ndërveprimesh iluzive me “mikun më të mirë” të...

Tërmeti në Afganistan/ Numri i viktimave kalon 1.400

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa numri i të vdekurve...

OBSH jep alarmin: Mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht ankthi dhe depresioni, të cilat janë çrregullimet më të zakonshme,...

Për pushime në Sarandë, turisti francez bie nga lartësia në gjendje të dehur, humb jetën

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një turist francez ka humbur jetën pas...

Lajme të tjera

Web TV