Skandali në Berat/ Kushi firmos urdhrin: Mësuesit e dënuar ndalohen të japin mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar.

Njoftimin e ka dhënë vetë ministrja nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’. Kushi shprehet se ka marrë shkas edhe nga rasti i Beratit, ku  62-vjeçari Ëngjëll Bregu i cili rezultonte i dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003, ishte emëruar mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës”.

Zyra Arsimore Berat pas publikimit të ngjarjes, shkarkoi nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 Tetori’ në Berat.

“Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore. Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, shkruan Kushi.

Të fundit

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Lajme të tjera

Web TV