Varianti i ri, Manastirliu: Masat do të rishikohen në varësi të situatës, vaksinimi i të rinjve në fokus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të mërkurë në kuadër të situatës së krijuar nga përhapja e variantit të ri në shumë vende të botës, këtë të mërkurë ka qenë në Arenën Kombëtare ku vijon procesi i vaksinimit.

Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se është e rëndësishme që fokusi kryesor për shtrirjen e vaksinimit është te mosha e re, kryesisht mbi 16 vjeç.

Ndër të tjera ajo është shprehur se për momentin nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se në vijim të situatës do të rishikohen dhe masat kufizuese.

“Në Tiranë e kudo fokusi duhet të jetë te të rinjtë te grupmosha +16 vjeç, pasi siç shihet dhe në vendet e tjera të botës target është mosha e re. Ne duhet që të mundohemi dhe duke bërë sa më shumë apel për vaksinimin e të rinjve, duke shkuar në shkolla, në universitete dhe gjimnaze në mënyrë që fushatat të jetë sa më interaktive, pasi vaksinimi duhet të ketë gjithëpërfshirje, si nga komunitetet ashtu edhe nga grupet. Edhe tani me variantin e ri ka shumë të dhëna që priten dhe në vijim priten dhe në vijim institucionet ndërkombëtare do të japin më shumë të dhëna për variantin e ri, por ajo që kërkohet nga të gjithë është vaksinimi.

Sa më shumë të vaksinuar të jemi aq më pak variante të reja do të lejojmë që të përhapen. Ne duhet që të zbatojmë dhe masat aktuale, siç është vaksinimi, maskat në ambientet e mbyllura, distanca sociale dhe higjena. Nuk duhet që të bëjmë panik, p;or ne po analizojmë zbatimin e masave dhe duke pasur parasysh dinamikën e situatës dhe do të marrim dhe masat e nevojshme, për të vlerësuar vendimet në të ardhmen.

Lexo edhe :  Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

Ndërkohë që më shumë se një milion janë vaksinuar më shumë se 1 milion qytetarë, mbi 900 mijë qytetarë janë me dy doza dhe me tre doza 75 mijë qytetarë. Doza e tretë duhet të vijojë dhe me ritme të shpejta, duhet të rrisim shtrirjen vaksinale për dozën e parë”, ka thënë Manastirliu.

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV