4.000 euro për Gradën “Nënkomisar”/ SPAK arreston pedagogun në Akademinë e Policisë dhe një efektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogu Qetësor Gurra është arrestuar nga Prokuroria Speciale, pasi ka marrë 4.000 euro për të ndikuar te zyrtarë të tjerë që një efektiv policie, i identifikuar vetëm me inicialet D.L, të merrte Gradën “Nënkomisar.

Ky operacion është finalizuar në bashkëpunim me SHÇBA.

“Shtetasi D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

NJOFTIM PËR SHTYP – SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 277 datë 22.10.2021 për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 245/1/2 dhe neni 186/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D. L., si dhe “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Q. G.

Pasi janë kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 277/2021, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit, ndërsa shtetasi Q. G. dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

Lexo edhe :  “Nis transformimi i Banjave të Bënjës”, Rama: Përmirësohet infrastruktura turistike

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin Nr. 1159, akti datë 29.11.2021, ka vendosur:

– Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: D. L.  dhe Q. G.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, u bë i mundur sot më datë 02.12.2021.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV