“Më grabitën”/ Mashtroi policinë, arrestohet i riu në Tepelenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash, vihet në pranga 32-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje. Procedohet penalisht edhe babai i tij.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV