Zgjedhjet lokale/ Gjykata Kushtetuese le një derë hapur, në lojë Kolegji Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin në lidhje me çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në argumentimin e saj, shprehet se nuk ka kopmetencë për çështjen, duke sugjeruar se për veprimtarinë zgjedhore, specifikisht shprehet Kolegji Zgjedhor.

Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e proceseve zgjedhore. Ky ishte argumenti i trupës mbi të cilin vendosi rrëzimin e padisë së shoqatës së bashkive që kërkoi anulimin e procesit elektoral të 30 qershorit 2019. Gjykata nënvizon se ligjshmëria e procesit ankimohet në Kolegjin Zgjedhor duke hedhur poshtë pretendimet e palës paditëse. Për më tepër, Gjykata vlerëson se shoqata e bashkive nuk është palë që mund të vërë në lëvizje trupën kushtetuese. Vendimi i zbardhur, tashmë pritet të lexohet në detaje edhe nga presidenti Ilir Meta, i cili duhet të siglojë datën e zgjedhjeve për gjashtë bashki që kanë mbetur pa kryetar.

Vendimi i zbardhur

Ditën e djeshme është zbardhur vendimmi i Gjykatës Kushtetuese për Zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, i cili u mor më 4 nëntor, ku hodhi poshtë kërkesën e shoqatës së Bashkive të Shqipërisë duke cerfifikuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal pa pjesëmarrjen e opozitës. Sipas vendimi, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, doli me kandidatë në të gjitha 61 bashkitë, në 31 prej të cilave nuk pati kundërshtarë. Për këshillat bashkiakë garuan 2 koalicione, 38 parti politike, duke përfshirë 9 parti që garuan të vetme dhe 11 kandidatë të pavarur”. Gjithashtu paraqiten edhe tre pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias si dhe konkluzionet e palëve kërkuese dhe të interesuara që nga Shoqata e Bashkive, Presidenti, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, KQZ-ja dhe Partia Bindja Demokratike.

Në vendim thuhet se “Në analizë të përmbajtjes së dispozitave kushtetuese që lidhen me kompetencën e Gjykatës, nga njëra anë, dhe atyre që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, nga ana tjetër, vlerësohet se kompetenca e Gjykatës nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Legjislacioni i miratuar nga Kuvendi, si Kodi Zgjedhor, ashtu dhe ligji për Gjykatën, tregon një kuptim dhe interpretim të përbashkët që Gjykata nuk duhet të jetë një arbitër i përgjithshëm i ankimeve zgjedhore. Këto ligje janë prova e një historie legjislative dhe interpretuese që duhet të merret në konsideratë. Për këtë arsye, shprehja “verifikimin e zgjedhjes së tyre” duhet të interpretohet ngushtësisht, duke mbuluar çështjen e së drejtës për t’u zgjedhur, por jo të gjitha procedurat zgjedhore. Gjykata vlerëson se në çështjen e paraqitur nga kërkuesja nuk është individualizuar funksionari/funksionarët e organeve kushtetuese, për të cilët kërkohet verifikimi i zgjedhjes së tyre, shkelja kushtetuese që pretendohet se është kryer gjatë procesit të zgjedhjes, si dhe akti konkret që materializon shkeljen kushtetuese.

Lexo edhe :  “Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Nga ana tjetër, kërkuesja nuk është as subjekt zgjedhor dhe as organ kushtetues me kompetenca në procesin zgjedhor. Për sa më lart, kërkimi për konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në datën 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, mbetet jashtë juridiksionit kushtetues, ndaj Gjykata nuk mund të investohet në lidhje me këtë çështje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa në mendimin paralel të anëtares Sonila Bejtja thuhet se “vlerësoj se në këtë çështje duhej të arrihej në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës, gëzon juridiksion kushtetues të plotë që të shqyrtojë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, por për shkak se kërkesa nuk është paraqitur nga një prej subjekteve që legjitimohen për ta vënë në lëvizje atë, sidomos subjektet e përcaktuara nga vetë Kushtetuta si të tilla që të mund të kërkojnë gjykimin e një mosmarrëveshjeje kushtetuese lidhur me përcaktimet e nenit 124 të Kushtetutës, kërkesa rrëzohet vetëm për këtë shkak”.

Të fundit

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

PROFIL/ Kush ishte regjisori Piro Milkani, i njohur për komedinë ‘Zonja nga Qyteti’

Sot, në moshën 86-vjeçare, u nda nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, regjisori dhe operatori i mirënjohur Piro Milkani Jeta dhe rruga...

Lajme të tjera

Web TV