The New York Herald (1932) / SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2021

“The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në luftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries

(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë. — Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lufta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.

Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Hacket, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin. Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme. Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind.

Të fundit

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

E rrahën në një dasmë/Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit: Karma ekziston, gjithçka kthehet

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një...

“Mi vranë se pinë ujë”, shpërthen në lot pronari i kuajve që u qëllua me çifte në Llogara

Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje ku...

Lajme të tjera

Web TV