Reagon për herë të parë Bora Zemani: Edhe Donaldi është njeri, mos e gjykoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bora Zemani ka reaguar për situatën e Donaldit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Banori i “Big Brother VIP” është kritikuar nga publiku për romancën e re që ka nisur brenda me Beatrix, ndërsa më herët gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ka folur për ndjenjat dhe historinë e bukur me Borën. Gjithçka kulmoi me puthjen në buzë që ai i rrëmbeu bukuroshes kur ajo hyri në shtëpi.

Por, tashmë, për aktorin Bora është histori e kaluar. Të premten në show, ai u shpreh se e di mirë çfarë po bën dhe ajo që do është Beatrix: “E pëlqej shumë këtë vajzë”, tha ai.

Mes kritikave të ndjekësve për sjelljen e tij, mbrëmjen e djeshme ka reaguar vetë Bora, që thotë se Donaldi është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij.

“Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj”, ka shkruar moderatorja në një “Instastory”.

Të fundit

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Lajme të tjera

Web TV