Dy kuvendet/ Grupimi Berisha-Basha, grinden për logon e partisë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar nëpërmjet një e-maili për përdorimin e logos së partisë për Kuvendin  e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij, është bërë shkelja e nenit 6 të statutit ku thuhet se logo përdoret vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre.

 Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë një risi, identifikimin e anëtarëve me të dhënat me anë të një barcod-i. Përdorimi i logës së Partisë Demokratike ka sjellë edhe reagimin e PD-së zyrtare. Sekretari i Përgjithshëm të saj, Gamzmend Bardhi, e ka cilësuar si ilegale kartat e shpërndara me të dhënat e atyre që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Nuk pati një deklaratë shtypi nga selia blu, meqë rastisi e “dielë pushimi”, Bardhi përpiloi një reagim nëpërmjet një emaili të shpërndarë mediave. Ai sqaron se logoja e Partisë Demokratike, por edhe të dhënat personale të anëtarëve, përdoren vetëm me lejen e bazës. Ndaj sipas tij, duke qenë se nuk janë autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i PD, ato cilësohen si të paligjshme. Bardhi sqaron më tej se ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike. “Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhura nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për intersin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD”, shkruan Bardhi. Duke ju referuar nenit 6 të Statutit të PD-së, ai shkruan se: “ theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH”, shkruan Sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi në email dërguar mediave. Delegatët që kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, janë duke shpërndarë karta, në të cilat janë të shkruar të dhënat e tyre personale, si dhe janë përdorur simbolikat e partisë.

 

Berisha “thith” 65 % të demokratëve

të Beratit, Fierit dhe Shkodrës

Pesë degët e PD-së së qarkut Berat zyrtarizuan dje listat me emrat e delegatëve që kanë firmosur pjesëmarrjen në Kongresin e 11 dhjetori. Në rang qarku, nga 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63% numrin e delegatëve që i bashkohen Sali Berishës në Kuvendin e 11 dhjetorit. Listat me emrat e delegatëve janë lexuar nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara të Partisë Demokratike Berat në qytetet Berat e Kuçovë. Nga dega e Beratit kanë firmosur për në kongresin e 11 Dhjetorit 125 nga 198 pra 63% e anëtarësisë së kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë, nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë, nga dega e PD Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë. Desnatila Orizaj, sekretarja funksionale e degës së PD Berat, ka deklaruar se më shumë 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës për arsye se kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe ku çdo anëtari ti dëgjohet zëri. Orizaj ka deklaruar se drejtuesi aktual ka humbur 3 zgjedhje me radhë dhe gjithçka duhet të ndryshojë. Kryetari i degës së PD Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha, si e vetmja shpresë për drejtimin dinjitoz të Partisë Demokratike dhe rikthimin e PD-në pushtet. Përfaqësuesi i PD Skrapar, Qemal Braho ka deklaruar se ata që nuk kanë firmosur formularët për Kongresin e 11 dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune. Dega e PD-së së Shkodrës dhe të Fierit deklaruan se mbi 70% e delegatëve mbështesin Kuvendin e 11 dhjetorit. 88.6% e delegatëve të Fierit i janë përgjigjur thirrjes së liderit historik për Kuvend kombëtar, deklaroi deputeti Luan Baçi. Publikimi i emrave të delegateve me dakordësinë e tyre nisi pas shpalljes së Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor nga Lulzim Basha, përmes një vendimi kryesie. Ai deklaroi se Sali Berisha nuk i kishte firmat e delegatëve duke e quajtur nul depozitimin e tyre në zyrën e Edi Palokës, kryetar i Këshillit Kombëtar. Përtej betejës parimore dhe proceduriale, ditët e fundit Sali Berisha ka ashpërsuar sulmin ndaj Lulzim Bashës për pastrim parash, duke rikthyer në vëmendje dosje si ajo e Toyota Yaris, apo e Nik Muzin në kuadër të akuzave për lobimin ne Amerike me para përmes kompanive ruse ofshore.

Lexo edhe :  I vëllai iu gjet i pajetë në banesë, reagon ish-deputeti i PS: Lamtumirë “o Labo”

 

Drejtuesit e PD-së Rrogozhinë i dërgojnë letër Bashës

Drejtues të strukturës së PD-së në Rrogozhinë, kanë reaguar ndaj përmendjes së emrit si firmëtarëve të Kuvendit Kombëtar të datës 11. Ata janë mbledhur në selinë lokale të PD për të diskutuar rreth asaj që ata e cilësojnë falsifikim të firmave të tyre dhe i kërkojnë Selisë qendrore të PD marrjen e masave. Një prej përfaqësuesve të PD së Rrogozhinës thotë se ata e kanë kryetarin e tyre të zgjedhur tre muaj më parë. Çdo përpjekje për përçarje i shërben vetëm Edi Ramës. Kryetari i degës, Ferdinand Saraçi, thotë se emrat janë lexuar mbarë dhe jo se kanë firmosur. Ka dhe shumë të tjerë që u është përmendur emri dhe ata nuk janë firmëtarët. Kryetari i degës se Rrogozhinës thotë se i janë drejtuar selisë qendrore të partisë me një letër ku i kanë sqaruar problematikën dhe presin udhëzime se si do të veprohet me falsifikatorët e firmave të tyre.

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV