Kryeministri Sali Berisha ka “udhëtuar” drejt Amerikës për tu takuar virtualisht me shqiptarët që jetojnë në vendin ku ai u shpall “non grata”. Jo pa qëllim Berisha zgjodhi Amerikën për të dhënë mesazhin se ka mbështetje dhe pas datën 11 dhjetor është gati të marrë drejtimin e PD-së. Lëvizjet brenda kampit opozitar, por edhe situata politike në Shqipëri detyron të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar që të enjten të vizitojë Tiranën, ku do të takohet me Ramën dhe Bashën.
Në takimin e fundit të “Foltores”, Sali Berisha e zhvilluar “online” më demokratët që jetojnë në Amerikë. Jo rastësisht, ish-lideri i demokratëve vendosi për të komunikuar me demokratët që jetojnë në vendin ku ai u shpall “non grata”. Berisha ka zgjdhur Amerikën dhe jo Greqinë apo Italinë, për të “lobuar” në ditët e fundit, para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. “O Sali, o hero, Amerika ty të do”, me këto thirrje u prit virtalisht Berisha, teksa ka shfrytëzuar lidhjen skype për të “shkelur” nëpërmjet internetit në Amerikë. Gjatë komunikimit, Berisha ka përsëritur se 11 dhjetori, e cila përkon me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, do të jetë dita e instalimit të vlerave konservatore në Shqipëri. “Më 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto PD, e cila u largua nga këto vlera. Më 11 dhjetor, ne ngremë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit politik. I japim vendit opozitën e vërtetë, për karshi asaj të marrur peng nga narko-qeveria. Ata që themeluan PD në vitet ’90 e dinë mirë përpjekjet e qeverisë dhe Ramiz Alisë në atë kohë për të penguar themelimin, por dua të jemi të hapur, pas themelimit të saj, e pranuan zhvillimin dhe zhvillimet e mëpasshme. Kështu që PD e priu revolucionin e përmbysjes së komunizmit”, tha Berisha përpara shqiptarëve që jetojnë në Amerikë. Në fjalën e tij ish lideri i demokratëve nuk la pa sulmuar edhe kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin e quajti një person që ka ndjekur modelin e kundërshtarit për vjedhjen e votës. Por sipas Berishës, Basha këtë e ka zbatuar në zgjedhjet brenda PD-së. “Shqiptarët kanë humbur zemrën e lirisë së tyre, votën e lirë. Prej 8 vitesh shoqëria shqiptare voton, narkoqeveria numëron, opozita në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bëri të kundërtën. Gradualisht ndoqi modelin e kundërshtarit, armik të votës, deformoi votën brenda PD-së. Por për të gjithë ne është e qartë se vota e lirë është ADN-ja e të gjitha partive”, tha Berisha. Po ashtu ish-kryeministri Berisha nuk la pa përmendur edhe kundërshtarin politik Edi Rama, duke thënë se ky i fundit e ka marrë peng opozitën. “Rama ia doli të marrë peng opozitën në krimin më të shëmtuar politik të kohërave, ia doli ta shndërrojë atë në fasadë, për shkak se kryetari i saj i lejoi vetes të implikohet në afera, të cilat kurrë një njeri i virtytshëm nuk do ia lejonte vetes. Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, u shpreh Berisha. Në fjalën e tij, Berisha e quajti “Foltoren” si lëvizjen më pro amerikane që nga vitit 1990. “Kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 1990 deri më sot në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që normat amerikane t’i vendosim edhe në Shqipëri. Ne po bëjmë gjithçka që PD të kthehet në forcë të fuqishme konservatore. Ne po bëjmë gjithçka që ta shndërrojmë PD në shoqërinë e lirisë”, është shprehur Berisha. Edhe njëherë tjetër, Berisha ritheksoi se shpallja “non grata” nga DASH është bërë nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Soros. “Unë jam shpallur non grata nga sekretari i shtetit, por po më 19 maj unë i kam dërguar një letër ku i them se është i keqinformuar nga lobimi korruptim i Ramës dhe Soros. 3 ditë më vonë, DASH do të pohonte se burimi i të dhënave kishin qenë raportet sekrete të qeverisë shqiptare dhe mediave të kontrolluara prej tij. A mund të imagjinoni ju se mund të ndëshkohet një njeri sepse duan kundërshtarët e tij. Ky është një rast unik në botë, është unik gjithashtu se Sali Berisha, si asnjë tjetër, shpallet 8 vite pasi kishte dorëzuar çdo detyrë udhëheqëse”, tha Berisha.
SHBA paralajmëron: Javën e ardhshme të tjerë “non grata”
Departamenti Amerikan i Thesarit, do të vendosë një sërë sanksionesh në vigjilje të Samitit të SHBA për Demokraci. Sipas Reuters, në “shënjestër” janë personat e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe ata që minojnë demokracinë. “Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse, që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Thesarit. Këto zhvillime, ecin paralel me deklaratat e Presidentit Joe Biden, ku gjatë fjalimit të tij të parë si president i SHBA-ve, tha se do të godasë forcat globale autoritare të mbështetura kryesisht nga Kina dhe Rusia. Grupet e të drejtave të njeriut vënë në dyshim nëse konferenca e Bidenit mund t’i shtyjë liderët botërorë që janë të ftuar, disa të akuzuar për prirje autoritare, të ndërmarrin veprime kuptimplota. Janë 110 pjesëmarrës në listën e ftesave të Departamentit të Shtetit për ngjarjen virtuale më 9 dhe 10 dhjetor, e cila synon të ndihmojë në ndalimin e paralizës demokratike dhe rrënimit së të drejtave dhe lirive në mbarë botën.
Escobar mbërrin në Tiranë dy para Kuvendit të Berishës
Dy ditë para se të mblidhet Kuvendit Kombëtar i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor, në Shqipëri mbërrin i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në agendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vihen në lëvizje pikërisht vetëm pak orë përpara mbledhjes së kuvendit të thirrur nga i shpalluri ‘non grada’ i SHBA-ve, Sali Berisha. Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi. Ish kryeministri Berisha është shpallur “non grata” më 19 majtë këtij viti. Pas sulmit që bëri ndaj Sekretarit të Shtetit Antonia Blinken dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Parisit, Berisha shpalli luftë ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratrike Lulzim Basha, luftë që do të shihet përfundimi pas 11 dhjetori, kur trë mblidhet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha.
Në pritje të 11 dhjetorit, delegatët me kode sigurie
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga delegatët që mbështesin lëvizjen e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë po afron, edhe pse i cilësuar si i pavlefshëm nga lidershipi zyrtar i partisë opozitare, me në krye Lulzim Bashën, që ka shpallur Kuvendin më datë 18. Ndërkohë delegatët e 11 dhjetorit po fillojnë të pajisen me kartat e tyre identifikuese, që sipas organizatorëve mban elemente sigurie të papërdorura më parë. Sipas tyre, kartat janë elektronike dhe kanë një barcod identifikues për çdo delegat, si dhe përmban elemente si emër, atësi, mbiemër dhe postin, si dhe organigramën e degës së qytetit përkatës.